Albanian Stars Të tjera

Erza Muminoviq e fiton medaljen e bronztën në Kupën e Evropës në Zagreb

Erza Muminoviq e ka fituar medaljen e bronztë në Kupën e Evropës që është duke u zhvilluar në kryeqytetin kroat Zagreb.

Ajo arriti ta rrëmbejë këtë medalje në kategorinë deri në 44 kilogramë në xhudo.

Federata e Xhudos përmes faqes zyrtare bën të ditur se në një konkurrencë të fortë prej 27 garueseve Muminoviq arriti të dëshmojë cilësinë në këtë turne që njihet si gara më e vlefshme për të shfaqur potencialin e mundshëm.

“Erza garën e filloi me fitore me Ippon kundër garueses nga Polonia Aleksandra Polkoëska dhe garueses franceze Lea Metrot, të cilën e mposhti me Wazari. Në gjysëmfinale u takua me Kampionen Evropiane U18, kroaten Viktorija Ana Puljiz ndaj se cilës pësoi humbje. Në ndeshjen për medalje të bronztë, Erza u rikthye fuqishëm duke e mposhtur me Ippon për më pak se 2 minuta garuesen nga Gjermania, Jule Ziegler”, thuhet në konfirmimin e Federatës kosovare të Xhudos.

Për Muminoviqin kjo është medalja e dytë këtë vit dhe momentalisht është e radhitur në top 5 garueset në ranglistën olimpike për Lojërat Olimpike për të reja, Buenos Aires 2018.

Medaljet në Zagreb në kategorinë 44 kilogramë i ka ndarë kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi.

Related posts

SKANDALI/ Goditet rëndë çiklizmi, sportisti francez rezulton pozitiv në testin anti-doping

Q.Autor

MOTOGP/ Shikoni “Fluturimin” e frikshëm të Jorge Lorenzos (VIDEO)

Delo.autor

Nokaut “I ÇMENDUR”, e rrëzon kundërshtarin brenda 11 sekondave (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment