Futboll

Nga Gattuso në Argjentinë, plani djallëzor i Milanit

Te Milani madje kanë edhe një plan për të arritur tek ai, pasi në bisedime mund të përfshihet edhe qendërmbrojtësi Gustavo Gomez, që po kërkohet prej janarit nga Boca Juniors. Klubi argjentinas kërkon 35 milionë euro për Pavon, shumë e konsideruar e lartë në fakt. Gjithsesi duhet parë se çfarë do të ndodhë deri në verë. Argjentinasi deri më tani ka shënuar pesë gola, ndërkohë që më parë në skenë ka dalë emri i holandezit Depay, i cili në Francë me Lion-in ka rilindur dhe deri më tani ka shënuar dyfishin e golave të Pavon.

Por fillimisht kuqezinjtë do të mbyllin një tjetër operacion dhe ka të bëjë me rinovimin e kontratës me teknikun Gennaro Gattuso. Kontrata e re do të zgjatë deri në qershor të vitit 2020 dhe do të ketë një rritje të ndjeshme të pagës, që tanimë i shkon në 120 mijë euro. Gjithçka pritet të mbyllet brenda ndeshjes që Milani luan kundër Juventusit më 31 mars. Kontrata e re me trajnerin do të ishte një votëbesim për të dhe nisje e një cikli të ri. Gattuso deri më tani ka bërë mirë dhe të gjithë në ambientin kuqezi mendojnë që e meriton një shans për të vijuar punën e nisur.

Milani aktualisht renditet në vendin e gjashtë në klasifikim dhe ka pesë pikë më pak se Interi, që renditet i katërti. Por mes tyre ka një ndeshje për t’u luajtur dhe mundësitë që të sigurohet pjesëmarrja në Champions League nga kampionati është e madhe. Gjithsesi javët në vijim janë vendimtare dhe kuqezinjtë duhet të vijojnë me serinë e rezultateve pozitive.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ VERONAS/ Mourinho: Kam nevojë të shoh pamjet video, më duhen disa orë që të…

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Dalin detaje të reja: Piloti kishte kërkuar ndihmën e…

F.autor

DHUNA NË STADIUM/ Sot Komisioni i Disiplinës jep vendimin për ngjarjet e Korçës

Isa.Autor

Leave a Comment