Futboll

Kukësi nuk kënaqet as në fitore: Gjykim jokorrekt, kërkojmë që Alla të mos arbitrojë më ndeshjet tona

Klubi i Kukësit ka reaguar pas ndeshjes mbi gjykimin e kryesorit Alla. Sipas tyre, gjykimi ka qenë jokorrekt dhe janë favorizuar lojtarët e Teutës. Ja reagimi i plotë:

Capture

“REAGIM

Futboll Klub Kukësi reagon ndaj gjykimit jokorrekt të gjyqtarit Alla, në takimin Kukësi – Teuta, luajtur sot në Zeqir Ymeri.

Gjykim jokorrekt, penallti te mohuara, tolerime ndaj ndërhyrjeve të lojtarëve të Teutës, ndaj lojtarëve tanë.

Gjithashtu stimulimet e njëpasnjëshme të lojtarëve miq, sharjet e fyerjet nga bankina e Teutës drejt tifozerisë kuksiane jane disa nga ato që u panë në këtë takim.

Në ditët në vazhdim klubi do të dërgojë një material të detajuar me fakte dhe video në FSHF dhe pranë komisionit të arbitrimit.

Ndër të tjera do të kërkohet, që gjyqtari Alla të mos arbitrojë ndeshjet e Kukësit.

FUTBOLL KLUB KUKESI

Related posts

“NDESHJA ISHTE E VUAJTUR…”/ Simeone shpjegon gjestin që bëri në festimin e golit ndaj Juves

Delo.autor

TREGON BISEDIMET QË MUND TË NDRYSHOJNË MERKATON/ Mamaja e Mbappe i çudit të gjithë: Folëm me Leonardon

Delo.autor

Presidentja e Kroacisë i dhuron fanellën Vladimir Putinit, presidenti rus: Jemi krenar për Botërorin tonë!

Isa.Autor

Leave a Comment