Futboll

Një e ardhme larg Bayern-it? Ja ç’thotë Alaba

David Alaba ka një kontratë deri në 2021 me Bayern Munich. Në një apo dy vitet e fundit pritet që gjermanët të mundohen të bindin austriakun të rinovojë me çdo kusht kontratën.

Ai konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm për klubin rekordmen gjerman.

Por 25-vjeçari nuk e sheh të pamundur një largim nga Bavaria.

“Mund të zgjedh një rrugë tjetër për të provuar një sfidë të re, nuk do të ishte jashtë imagjinatës,” është shprehur kapiteni i Austrisë për gazetën Kurier.

Mbrojtësi i majtë gjithashtu shprehet se ndihet shumë mirë në Munich. “Është një vendim që ka kohë për t’u marrë.”

 

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Javi Galan, mbrojtësi që po çmend Marcelo Bielsa-n

Delo.autor

NDIZET ALARMI TEK SERIE A/ Koronavirusi vazhdon përhapjen, rrezikohet shtyrja e ndeshjes së Milanit

Delo.autor

ZBULOHET SEKRETI TEK JUVENTUSI/ Makineria e NASA-s përshpejton rikthimin e Ronaldos, ja stërvitja “magjike”

Delo.autor

Leave a Comment