Bundesliga Futboll

Një spanjoll kërkon largimin nga Bayern dhe i ofrohet La Liga-s

Thiago Alcantara beson se ai e ka përmbushur misionin e tij te Bayern Munich. Mesfushori i kombëtares se Spanjës mund të ketë pyetur ekipin bavarez se nëse dëgjojnë oferta për të, ai është gati që të largohet për një klub të nivelit më të lartë.

Por, ai ende nuk ka marrë atë që pret prej kohësh, një ftesë nga Barcelona ose të paktën nga Guardiola te Manchester City, të cilët janë dy ekipet që nuk kanë sesi mund të humbasin Alcantara-n.

Në fakt, dy ftesat që kanë mbërritur për të janë nga La Liga, por për të surprizuar atë, të dyja ftesat vijnë nga Madridi. Real Madrid dhe Atletico Madrid i kanë dërguar mesazh babait të Thiago-s, Mazinho, duke i kërkuar që i biri të vijojë të ardhmen në një nga klubet e kryeqytetit të Spanjës.

Ndër të tjera, të dy ekipet e kanë theksuar se spanjolli është një nga më të mirët që i përshtatet La Liga-s me karakteristikat që ka.

Lojtari i Bayern Munich vijon të mos dijë se cili do të jetë propozimi ekonomik nga ekipet e Madridit, sidoqoftë, pasi ka qenë lojtar i Barcelona-s disa vite më parë, kjo nuk do të jetë një pengesë që ai të luajë për Real-in një ditë. Në fakt, ai i ka lënë hapur dyert për të kaluar te Real Madrid: “Nuk e firmos kurrë frazën: Nuk do të doja kurrë që të firmosja për Real Madrid”

Related posts

NUK PO LUAN TITULLAR/ SHAQIRI i tregon Kloppit se ku duhet të luajë

Isa.Autor

SATUJA E IBRAHIMOVIC BËHET ÇËSHTJE NË MALMO/ Këshilli bashkiak i qytetit gati të ngrejë një monument të ri

Delo.autor

CHELSEA-SOUTHAMPTON/ “Blutë e Londrës” përfitojnë një penallti, Ward-Prowse nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment