Futboll Gossip Sport

NUK E DINIM/ Lorik CANA i paska vendosur një KUSHT THEMELORË Monikës, përpara se të…(FOTO)

Edhe përse kishte deklaruar se do të merrte një nuse shqiptare, zemra e ish-futbollistit shqiptar zgjodhi një vajzë nga Italia. Bëhet fjalë për Lorik Canën dhe Monikën, të cilët kanë shtatë vite të dashuruar me njëri-tjetrin.

I ftuar në emisionin “Rudina”, Loriku zbuloi se Monika është “shqiptarizuar” dhe po përpiqet të mësojë shqip, por kur shkojnë në Kosovë e ka shumë të vështirë të komunikojë. Dhe ky ka qënë kushti i Lorikut për partneren e tij, që ajo dhe fëmijët e tyre, të mësonin traditat shqiptare dhe gjuhën shqipe. Dhe Bojken, tre vjeç, duket se është familjarizuar me gjuhën shqipe, pasi i ati i flet vetëm shqip.

“Unë djalit i flas shqip dhe dua që ta mësojë gjuhën shqiptare dhe traditat tonë. Zakonisht, këto humbasin me brezat por nuk dua që kjo të ndodhë tek ne. Ia kisha vënë kusht Monikës. Kur martohesh, martohesh për dashui. Por gjuha, është shumë e rëndësishme dhe nuk duhet të jetë problem” –tha Lorik Cana.

4 vite më parë, Lorik Cana dhe Monika kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre në dy dasma që u mbajtën në Romë dhe Prishtinë.

“Në Itali, ishte një dasmë e vogël, shumë intime me 50 vete. Ndërkohë që në Prishtinë, ftuam 500 persona dhe erdhën 650 dhe shumicën nuk e njihja fare. Te dasma në Prishtinë, nga ana e Monikës, ishin vetëm prindërit e saj, e pjesa tjetër të ftuarit e mi” – tha Lorik Cana.

Related posts

Laçi nuk humb kohë/ Pasuesi i trajnerit Mezanit vjen nga Kroacia

Sadik.Autor

PAS REAGIMIT TË EKZAGJERUAR/ Ylli i Milanit, Cutrone: I shpjegova trajnerit se ishte një keqkuptim, isha i…

Isa.Autor

“NUK JAM NJË DIKTATOR”/ Arteta dhe rasti i Aubameyang: Ja çfarë kërkoj unë

Delo.autor

Leave a Comment