Futboll

Norvegjia, Lagerback: Vlerësim për Shqipërinë, por imponojmë futbollin tonë

Duke theksuar vlerësimin e tij për përfaqësuesen e Shqipërisë dhe trajneri e kuqzinjve, tekniku suedez i kombëtares së Norvegjisë, Lars Lagerback, në vigjilje të miqësores që do të luhet të hënën në “Elbasan Arena”, deklaroi se ekipi i tij do të imponohet në fushë duke diktuar lojën. “Filluam të mendojmë për Shqipërinë, menjëherë pas takimit ndaj Australisë.

Mendoj se na pret një përballje e vështirë. Kemi provuar në këto dy ditë të studjojmë lojën e Shqipërisë dhe e di që trajneri Panuçi po aplikon një sistem të ri, për këtë arsye po përgatisim lojtarët që të jenë të gatshëm për disa module të ndryshëm. Kam shumë respekt për Shqipërinë dhe mendoj se kanë një grup  të mirë lojtarësh. Në Europian u paraqitën mjaft mirë”.

Imazh i ngjashëm

“Unë kam një filizofi timen, të bëjmë lojën tonë në çdo takim, pavarësisht kundërshtarit. Ne do të shkojmë në Elbasan për të imponuar futbollin tonë, natyrisht mund të ketë momente gjatë ndeshjes që do të duhet t’i përshtatemi edhe ne kundërshtarit”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Norvegjis, Lars Lagerback, në vigjilje të sfidës miqësore me Shqipërinë.

Related posts

“NA E THANË TË PARËT”/ Njihuni me kafshët që parashikuan rezultatin e saktë të ndeshjeve të Botërorit… (FOTO)

Isa.Autor

LIVE/Kastrioti-Laçi: Starton pjesa e dytë, kurbinasit në kërkim të golit (VIDEO)

Isa.Autor

FAT, SHERR DHE 3 PIKË/ Tottenham mposht Evertonin e Ancelottit

Delo.autor

Leave a Comment