Sergio Aguero do të duhet të luftojë me Gonzalo Higuain për të siguruar një vend si titullar në Botërorin e ardhshëm. Sulmuesi i Manchester City nuk ka qenë as në stol kundër Italisë, me Lautaro Martinez që ka marrë vendin e tij. Gjithsesi, prania e tij në listën e 23 lojtarëve që do të shkojnë në Rusi nuk është në dyshim. “El Kun” ka pasur disa probleme fizike dhe për këtë arsye nuk ka mundur të zbresë në fushë në miqësoren e luksit të zhvilluar në “Etihad Stadium”, ashtu si Lionel Messi, i cili duhet të jetë gati për ndeshjen e së martës kundër Spanjës.
Ndërkohë, në javët e kaluara është kthyer në modë tema e “pushtetit të supozuar” që ka “Pleshti” mbi zgjedhjet e bëra nga trajneri Sampaoli. Aguero, duke u bazuar te miqësia e tij me numrin 10 të Barcelona-s, ka dashur të përgënjeshtrojë këto zëra. “Unë dhe ai jemi miq dhe nëse ai do të kishte pushtet, atëherë unë nuk duhet të isha një lojtar stoli. Në fillimin e karrierës nuk u mora shumë në konsideratë nga trajneri i asaj kohe, Bielsa.”
“Ndërsa pata më shumë shanse me Sabella-n, gjë që nuk ndodhi me Martina-n. Ardhja e Bauza-s ka qenë thelbësorë, duke parë se më ktheu në kombëtare. Ndihem në borxh me Albicelsete-n, për këtë arsye do të doja të fitoja në Rusi. Higuain? DFo të kishte qenë më mirë po të mos kishte ardhur: do të kisha pasur më shumë minuta (ka qeshur). Mbaj mend kur Messi vendosi të largohej nga Argjentina, nuk ishte një lajm i bukur për ne, por fatmirësisht ndërroi mendim”, ka thënë Aguero.