Futboll

“Nuk pendohem që zgjodha Italinë, hakmerrem ndaj Higuainit”, ndizet sfida ndaj Argjentinës

“Nuk jam aspak i penduar që kam zgjedhur Italinë dhe jo Brazilin. Kam dashur gjithmonë të luajë për ‘axurrët’, sepse ishte ky vend që më dha mundësinë të realizoj ëndrrën time”. As zhgënjimi më i madh i historisë së sportit italian nuk i ka bërë atij që të ndryshojë ide.

Zhorzhinjo ishte në fushë më 13 nëntor, në “San Siro” kundër Suedisë, kur Italia nuk arriti që të mundë Suedinë. Dhe të mendosh që ajo ishte e para ndeshje zyrtare për të dhe e treta në total. Gjithsesi, fantazisti 26-vjeçar i Napolit kërkon të shohë përpara dhe të besojë te projekti i ri që kërkon të nisë Italia.

zhorzhinjo

Modeli “Di Biaxho”, me 4-3-3-shin e tij i pëlqen, duke qenë se është i njëjtë me atë të Mauricio Sarrit, por në të njëjtën kohë, ajo që e stimulon më shumë është dueli kundër Argjentinës, sfidë ku do të ketë mundësinë që të hakmerret ndaj Gonzalo Higuainit, pasi ky i fundit tradhtoi Napolin për Juventusin: “Duhet të besojmë të gjithë te projekti dhe te idetë e reja të trajnerit. Që një grup të nisë diçka nga e parë duhet të jetë i bashkuar dhe ne të tillë jemi. Çfarë kërkon Di Biaxho? Fillimisht dua të them se 4-3-3 dhe për më shumë përkrah një lojtari si Verrati më stimulon shumë. Është pak a shumë e njëjta gjë si me Hamshikun te Napoli.

Verrati është një kampion i madh dhe të dy së bashku mund të bëjmë gjëra fantastike. Jam optimist dhe më pëlqen ideja e Di Biaxhos për të sulmuar dhe për të mos pasur frikë askënd. Ky është mentaliteti i duhur që duhet të kemi, përballë Argjentinës dhe për të nisur diçka të madhe nga e para. Dueli kundër Higiaunit? Largimi i tij te Juvja ishte një goditje e rëndë. Shumë prej nesh u ndjenë të tradhtuar, i gjithë qyteti i Napolit gjithashtu, prandaj do të tentoj ta mund edhe për tifozët e Napolit. S’i trembemi as Higuainit dhe as Mesit”.

Related posts

HARROHET RONALDO/ Zbuloni SUPER futbollistin që po FIRMOS me JUVENTUSIN

Isa.Autor

Beckham: Ibra të qëndrojë tek United, deri sa…

Q.Autor

PAMJET/ Tension dhe provokim para ndeshjes Dinamo Batumi-Tirana, shmanget përplasja mes tifozërive

F.autor

Leave a Comment