Futboll Ligue 1 Sport

LËSHOHET “BOMBA” E RADHËS/ Ëndrra e Kylian Mbappe është të transferohet tek gjiganti spanjoll…

Kylian Mbappe është një nga futbollistët më impresionues të futbollit botëror. Kampioni i botës me Francën në vitin 2018-të shikohet si e ardhmja e futbollit.

Lojtari i PSG-së disponon aftësi të jashtëzakonshme atletiko-fizike. Për të së fundmi ka folur edhe ish-zëvendës presidentit i Monacos, Vadim Vasilyev. Ky i fundit ka treguar rreth prapaskenave kur Mbappe u transferuan nga Monaco tek PSG. 20-vjeçari ishte edhe në bisedime me Real Madridin por i refuzoi spanjollët në vitin 2017-të.

Vadim Vasilyev u shpreh se Mbappe i kishte komunikuar se: “Reali është ëndrra ime, por është ende herët për të provuar këtë aventurë. Unë jam parisien, nuk dua të largohem nga vendi im kështu”, tha Vasilyev.

Një deklaratë që gëzon pa masë klubin madrilen pasi këta të fundit do të mundohen ti plotësojnë “ëndrrën” Mbappes. Mediat spanjoll shkruajnë se presidenti i Realit, Florentino Perez ka gati 300 milion euro për të siguruar shërbimet e francezit.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ GIRONAS/ Solari habit: Ne do të vazhdojmë të luftojmë në…

Delo.autor

SQARON SITUATËN ME ROMËN/ Panucci: E vërteta është që unë me klubin…

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES ELIMINATORE ME MOLDAVINË/ Edy Reja: Kemi probleme me sulmin, do të ketë…

Delo.autor

Leave a Comment