Futboll

Pacult: I lumtur me fitoren, por jo me lojën

Peter Pacult vlerësoi shumë fitoren e arritur në Vlorë, por evidentoi se paraqitja e skuadrës së tij nuk ishte në lartësinë e duhur. Austriaku nuk preferoi të flasë për garën në Europë, por ngulmoi të përqendrohej vetëm te ndeshja e radhës.

Thonë se ekipet e mëdha fitojnë edhe kur nuk luajnë mirë. A është Kukësi skuadër e tillë në Shqipëri?
Mendoj që për një ekip të madh nuk mund të flasim ende, por mund të them se lojtarët treguan karakter, duke reaguar pas pësimit të golit dhe përmbysur rezultatin. Sot kishim vetëm 3 raste dhe shënuam dy gola, ndaj nuk është se jam shumë i kënaqur me mënyrën se si u paraqit ekipi. Gjithsesi ishte me rëndësi që të riktheheshim me fitore, pas ndërprerjes dyjavore, ndërsa në të njëjtën kohë u shkëputëm edhe nga Laçi.

U nervozuat me Gurin në pjesën e parë dhe në të dytën, ai u kthye vendimtar…
Nuk isha i pakënaqur me Gurin, por me të gjithë ekipin në pjesën e parë. Gjithsesi në pjesën e dytë mendoj se reaguam mirë dhe ndryshuam marsh. Sa i përket Gurit, është një lojtar klasi në Shqipëri dhe mund të zgjidhë takimet në çdo moment, pasi shënon nga çdo pozicion dhe mban kundërshtarin në alarm.

Kemi një ekip të gatshëm për të garuar në Europë?
Të them të drejtën, mendoj se është herët të flasim për Europën. Unë jam i përqendruar gjithmonë te ndeshja e radhës dhe pas këtij momenti, do të filloj të mendoj për sfidën me Laçin.

Barazimet u duk se ishin të goditura, pasi ndikuan në shënimin e golave…
Erdhëm për të mos humbur në Vlorë, por që fitorja është tërësisht meritë e ekipit. Lojtarët që erdhën nga stoli, u futën mirë në lojë dhe ndihmuan në përmbysjen e rezultatit. Nëse do të ishim barazim, ndoshta nuk do të bëja të njëjtat ndërrime.

Sa kohë ju duhet të punoni me mbrojtjen, për të mos pësuar gol kaq lehtë?
Jam dakord që gabuam te goli, por edhe pak sekonda para pësimit të golit, por duhet të theksoj se jam gjithmonë i kënaqur, kur ekipi shënon një gol më tepër se kundërshtari.

Related posts

TMERROHEN TIFOZËT ZIKALTËR/ Largimi i INTERIT nga Championsi i hap derën REALIT për…

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë: Spanja nuk kalon “gardhin e hekurt” të Iraninit

Isa.Autor

LUHET SOT PARTIZANI-KUKËSI/ Ja kush është gjyqtari i KRYENDESHJES së Superiores

Delo.autor

Leave a Comment