Champions League Futboll Sport

E FRIKSHME/ KROATI MASAKRON SERBIN, përleshje fizike mes lojtarëve në CHAMPIONS (VIDEO)

Një një incident i frikshëm ka ndodhur në ndeshjen e mbrëmshme në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve. Kroati i skuadrës së AEK-ut, Marko Livaja ka goditur me shkelm serbin e ekipit të Videotonit, Danko Lazovic. Livaja mori një karton të kuq në fund të ndeshjes së “Play-Off” të Ligës së Kampionëve, të luajtur të martën në Athinë.

I gjithë rasti ndodhi kur futbollisti serb e preki me dorë në fytyrën Livës dhe ky i fundit më pas iu hakmar në formë të karateistit. Gjyqtari polak Simon Marcinjak menjëherë përjashtoi Livajn, i cili ka të ngjarë të përballet me një pezullim më të gjatë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Lazovic mori një karton të verdhë.

AEK dhe Videoton luajtën në Athinë 1: 1, pas së cilës kampioni grek shkoi arriti në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve falë një fitoreje në Hungari 2:1. Ndryshe, edhe Young Boys dhe Ajax kanë siguruar pjesëmarrjen në garën më të fortë evropiane për klube.

Related posts

ARSENAL-BOURNEMOUTH/ Emery kërkon fitoren me çdo kusht (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PYETET PËR KRAHASIMIN MES MESSIT DHE MBAPPE/ Griezmann: Ai ka shumë talent, por ende duhet të përmirësohet për…

Delo.autor

FITORE E MERITUAR/3 gola me kokë, Partizani mposht me përmbysje Skënderbeun në dëborë

Delo.autor

Leave a Comment