Futboll

Pakult: Në Shqipëri kërkohet më shumë seç duhet nga lojtarët. Bakaj? Më mirë të shitej

Peter Pakult ka folur në një konferencë për mediat përpara ndeshjes së nesërme ndaj Teutës në “Zeqir Ymeri”.

Sfida ndaj Teutës?

Javën e kaluar në Lushnjë e pamë se askush nuk dorëzohet, pavarësisht renditjes. E dimë që Teuta nuk vjen më Kukës për humbje, por kërkon maksimumin nga ndeshja. Do të tentojnë të luajnë me kundërsulme dhe e di që kanë lojtarë të rëndësishëm, por futemi me besim në vetvete për të bërë mirë. Lojtarët janë të vetëdijshëm për atë qe ka ndodhur në ndeshjet e fundit dhe nuk vetëkënaqen për të lënë lojën.

Ndeshja e nesërme do të jetë shumë ndryshe dhe euforia nuk do të varet nga ne. Duhet ta marrim seriozisht ndeshjen që në fillim. Nëse futemi me frikë në lojë, dihet që humbim. Mendoj që ata që luajnë futboll, nuk duhet të druhen pasi nga kjo arsye vjen humbja. Ajo që duhet është respekti për kundërshtarin dhe për gjërat që duhet të bëjmë janë vetëm të bejme më mirë me aq mundësi sa kemi.

Në Shqipëri kërkohet nga lojtarët më shumë se sa është kapaciteti i tyre. Sa i përket ekipit tonë, më pëlqen ideja që futemi në çdo ndeshje për fitore. Kukësi është ekip me mentalitet fituesi. Përgatitja e ekipit kundërshtar është problemi i vetëm në ndeshje.

Mungesa e Bakajt?

Nuk po mendoj shumë për largimin e Bakajt. S’kemi nevojë të flasim për kualittin e tij, pasi ka bërë shumë për ne, por duhet të shohim para tashmë. Gjërat duhen mbyllur dhe do të merret maksimumi nga ndeshjet. Është diskutuar shumë puna e Bakajt dhe nuk ishte vendimi i parë që të shitej, por me disa gjëra që ndodhën, u kuptua se është me mirë të shitet.

Cështja e stadiumit?

Nuk jam unë ai që vendos për stadiumin, nëse ndeshjet luhen në Kukës apo jo. Vendosin drejtuesit e klubit.

Përshtypjet për Shqipërinë?

Jam ambientuar më Shqipërinë dhe do veçoja që nëpër faulle ka shumë zvarritje të lojtarëve dhe bie shumë ritmi i lojës. Lojtarët sillen sikur janë dëmtuar shumë, duke vonuar minutat.

Related posts

Legjenda e futbollit anglez/ Manchester United duhet të marrë ata dy lojtarë për tu ringritur

Sadik.Autor

RUSI 2018/ Formacioni të përjashtuarve mund të fitojë…

Sadik.Autor

E PABESUESHME NË ANGLI/ Shikoni një gol anormal për t’u shpallur kampion (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment