Futboll Kategoria Superiore Sport

“TREGUAM DËSHIRË PËR TA FITUAR NDESHJEN”/ Trajneri Egbo: Duhet të ishim pak më të qetë pasi…

Tirana u ndal nga Skënderbeu ne barazimin 1-1, ne një ndeshje që ishte e luftuar nga të dyja ekipet. Pas përfundimit të ndeshjes tekniku Emanuel Egbo u shpreh se është i lumtur me atë që ekipi i tij tregoi në fushën e lojës.

Çfarë iu thatë lojtarëve në dhomat e zhveshjes në fund?

Nuk është fundi i botës, bëmë volum loje. Jam i kënaqur me atë që treguam në pjesën e dytë. Treguam dëshirë për ta fituar ndeshjen. Skënderbeu shënoi nga një episod në pjesën e parë. Kjo e ndryshoi ndeshjen. Barazimi ishte i drejtë. Duhet të ishim pak më të qetë, pasi mund ta kishim marrë fitoren. Pak disiplinë taktike më shumë dhe do merrnim maksimumin. Nuk e nisëm mirë lojën dhe jemi koshient për këtë.

Çfarë iu ngeli peng nga ndeshja sot?

Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë dhe këtë diskutuam me çunat. Sidomos në fillimin e ndeshjen nuk kemi qenë shumë mirë. Mendoj se në përgjithësi kemi dhënë shpirtin në fushën e lojës.

I trembeni Kukësit që mund t’iu largohet, apo që do iu afrohet Partizani? Do bëni tifo për Bylisin nesër?

Nuk bëj tifo për Bylisin, janë një ekip që japin maksimumin në fushë dhe nuk dorëzohen lehtë, e di që ata nuk tolerojnë. Nuk mbaron gjithçka me rezultatet e nesërme. Do e shoh ndeshjen me qetësi dhe ka 14 javë deri në fund të kampionatit.

Nuk ka rëndësi kush na afrohet apo kush na largohet. Unë do të shikoj vetëm ekipin tim, dhe ndeshjen e radhës.

Ndërrimet me shpejt?

Ndërrimet mund t’i bënim pak më shpejtë por Ngoo është shtatëlartë dhe menduam se do na bënte punë në sulm, nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Por nuk mendoj se ishte gabim që nuk i bëra më shpejt.

I kam thënë ekipit që duhet të ulemi me këmbë në tokë, nuk duhet të bëjmë llogari, por duhet të shikojmë ndeshjes pas ndeshje. Por, ka edhe eufori.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Teuta-Flamurtari. Rezultati 1-1

Delo.autor

Trajneri Valverde i shokuar nga veprimi i Sergi Roberto

Sadik.Autor

Sulmuesi refuzon kontratën e re të ofruar nga Manchester City…

Sadik.Autor

Leave a Comment