Futboll Premier League

Palace-Liverpool, luhet për mbijetesë dhe Champions

Crystal Palace mori një fitore 2-0 kundër Huddersfield në ndeshjen e fundit të kampionatit të luajtur para ndërprerjes për ndeshjet e kombëtareve. Një rezultat ky që i ka dhënë fund një ecurie prej 7 ndeshjesh pa humbje.

Ata mbajnë vendin e 16-të në renditje dhe kanë një avantazh prej dy pikësh ndaj zonës së rënies nga kategoria. Këtë të shtunë, ata do të presin në shtëpi Liverpool, që kanë marrë një fitore 5-0 kundër Watford në javën e fundit të kampionatit. “Të Kuqtë” janë në vendin e tretë të renditjes, dy pikë larg Manchester United të vendit të dytë.

Gjithsesi, mund të thuhet se lojtarët e Klopp e kanë siguruar pozicionin mes katër vendeve të para, edhe pse Chelsea i vendit të pestë ndodhet shtatë pikë larg. Për sa i takon përballjeve direkte, këto dy skuadra kanë marrë nga tri fitore secila në gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit.

Të dy skuadrat kanë shënuar në nëntë nga dhjetë ndeshjet e fundit që kanë luajtur mes tyre. Ndërkohë, rezultati 0-0 ka munguar në 14 takimet e fundit të luajtura mes Palace dhe Liverpool.

Related posts

I MJAFTOJNË 6 MINUTA LOJË/ Pas një asist nga Morata, Canales ndëshkon Holandën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

SHIFRA TË FRIKSHME/ Barcelona me formacion 4505 milionë eurosh (FOTO)

Delo.autor

Kërkon 30% rritje page, mbrojtësi i Flamurtarit mban “peng” vlonjatët

Sadik.Autor

Leave a Comment