Futboll

Partizani me marsh të pestë, shqetëson vetëm 1 lojtar

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, po i bën “zbor” skuadrës së tij. Ai stërviti ekipin me dy seanca stërvitore në ditë. Partizani e nisi nga palestra ditën e djeshme, më tej kaloi dhe në fushën e blertë. Ekipi nën drejtimin e përgatitësit atletik, Korrado Sakone, e nisi ditën nga palestra. Pasdite, skuadra nën drejtimin e trajnerit Dalipi doli në fushën e blertë të kompleksit sportiv në Kamëz. Ekipi nisi stërvitjen nga ora 16:00.

Dalipi kishte në fushën e blertë të gjithë lojtarët, përveç portierit Alban Hoxha dhe mesfushorit Jurgen Bardhi. Të dy janë të grumbulluar me ekipet kombëtare.

Hoxha ka marrë ftesë nga trajneri Christian Panucci, ndërsa Bardhi ka marrë ftesë nga trajneri i Shpresave, Alban Bushi. I vetmi shqetësim për teknikun Dalipi është mesfushori Bruno Telushi.

Ai nuk është rikuperuar plotësisht dhe po vazhdon fazën e rikuperimit, ndërsa mbrojtësi Arbnor Fejzullahi është gati. Partizani e konfirmoi dhe vetë këtë me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

“Skuadra vijon përgatitjet për sfidën ndaj Kamzës e cila do të mbyll fazën e tretë të Kategorisë Superiore. Në drejtimin e trajnerit Dalipi dhe stafi teknik grupi i lojtarëve po vijon normalisht stërvitjet.

Dita e sotme është shoqëruar me dy seanca, paradite lojtarët kanë ushtruar përgatitje në palestër , ndërsa pasditë në orën 16:00 ekipi ka zbritur në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare“ në Kamëz.
Gjendja e skuadrës paraqitet mjaft pozitive , teksa me grupin po zhvillon programin e plotë edhe mesfushori Bruno Telushi që është drejt rikuperimit.

Alban Hoxha dhe Jurgen Bardhi rezultojnë mungesat e vetme si pasojë e impenjimeve të tyre me ekipet përfaqësuese. Të dy lojtarët traineri Dalipi do të mund ti ketë në dispozicion në datën 27 Mars. Përgatitjet do të vijojnë të dielën me seancën e radhës “, – shkruan klubi i kuq.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Zbulohet merkatoja e Barcelonës, ja 3 emrat që do trajneri Koeman në skuadër…

Delo.autor

VIDEO QË PO URREHET NË MADRIT/ Hazard kapet mat: Dua të rikthehem te Chelsea

Delo.autor

MBYLLET TELENOVELA/ REALI merr portierin e CHELSEA, KROATI huazohet në Londër

Isa.Autor

Leave a Comment