Futboll Ligue 1

Meunier konfirmon largimin e Emery nga PSG-ja

Derisa spekulimet rreth të ardhmes së Unai Emery si trajner i Paris Saint-Germainit vazhdojnë të rriten, njëri prej futbollistëve të tij duket se e ka konfirmuar largimin e tij në verë.

Thomas Meunier ka folur në një konferencë për media teksa është në detyrë me kombëtaren belge, kur e ka zbuluar fshehtësinë rreth së ardhmes së Emery.

“Pres të shoh se çfarë do të ndodhë sepse shumë gjëra do të ndryshojnë, si për shembull trajneri”, ka thënë ai.

“Ka mundësi që vitin e ardhshëm të luaj më shumë dhe duhet ta shfrytëzoj këtë. Nuk do të kem presion, në PSG jam përmirësuar”, shtoi ai

Related posts

PAS BARAZIMIT NDAJ SOUTHAMPTON/ Werner: Nuk mund të fitojmë kështu

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Problemet në mesfushë, Juventus mendon për titullarin e Kampionëve të Anglisë…

Delo.autor

Kuqezinjtë e Lojërave Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut

Q.Autor

Leave a Comment