Futboll

Pas Carrasco dhe Gaitan, Kina zyrtarizon një tjetër blejre të çmendur dhe historike

Ferreira Carrasco dhe Gaitan janë larguar nga Atletico Madrid për t’u transferuar te skuadra kineze e Dailan Yifang në ditët e kaluara. Sot ka ardhur zyrtarizimi i transferimit të Cedric Bakambu nga Villarreal te Beijing Guoan. Klubi kinez nuk e ka specifikuar shifrën e paguar për 26-vjeçarin kongolez, por shtypi spanjoll ka bërë të ditur se operacioni ka kushtuar përafërsisht 75 milionë euro: 41 në arkat e klubit spanjoll, 34 në taksa për qeverinë kineze. Bëhet fjalë për shumë më të madhe të shpenzuar për një lojtar afrikan.

Ish-sulmuesi i “Nëndetëses së Verdhë” ka thyer kështu rekordin e vendosur nga Aubameyang, i cili është blerë nga Arsenal për 64 milionë euro. Gjithashtu, sulmuesi është bërë edhe lojtari i tretë më i paguar në Kinë ku do të përfitojë 18 milionë euro në katër vitet e ardhshme. Më shumë se ai paguhen vetëm Oscar (24 milionë) dhe Hulk (20 milionë).

Bakambu nuk beson se është larguar shumë i ri nga Europa dhe ka pranuar se ka vendosur të transferohet për arsye ekonomike: “Në futboll nuk ka moshë. Jam menduar shumë para se të merrja një vendim. Nuk mund ta fsheh se kishte një diferencë të madhe ekonomike mes rrogës që merrja te Villarreal dhe asaj që më ofroi klubi kinez”, ka thënë afrikani.

 

Related posts

“TENTUAM TË AFRONIM MESSIN DHE PIQUE”/ Trajneri Wenger: Ronaldo-n ma “vodhi” Keiroz, Mbappe-së i shkova në…

Delo.autor

Spanja shënon golin e parë ndaj Zvicrës (VIDEO)

Sadik.Autor

JUVENTUS-BOLOGNA/ CR7 nuk di të ndalet, “Miqtë” i prishin festën me një “MAGJI” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment