Futboll

Penallti me VAR, Italia ndal Anglinë në ‘Wembley’

Arbitri vërshëllen për një faull për vendasit, në afërsi të zonës dhe fut dorë në xhep për të ndëshkuar Candrevën, por anglezët luajnë menjëherë topin dhe Lingard gjen Vardyn në zonë, që dërgon topin në rrjetën e portës së Donnarummës.

Italianët tentuan reagimin ,por edhe skuadra e Southgate nuik mbeti pas, duke sulmuar vazhdimisht me shpejtësi dhe vënë në rrezik portën e axurrëve.

Në minutën e 87’, Chiesa futet në zonë dhe pengohet nga Tarkowski, ndërsa gjyqtari Denis Aytekin, pasi konsultohet me VAR-in, akordon 11-metërsh për italianët. Penalltinë e ekzekuton Insigne, që e dërgon topin në rrjetë dhe barazon rezultatin.

Anglia tenton të shënojë golin e fitores, në minutat e mbetura, por nuk ka fuqinë e duhur për të çarë mbrojtjen italiane, duke bërë që takimi të mbyllet në barazim 1-1.

Related posts

Dybala nuk ka marrëveshje, as është objektiv i Atlético Madridit

Sadik.Autor

SPEKTAKËL NË SAN SIRO/ Dy gola të shpejtë në ndeshjen Inter – Genoa (VIDEO)

Isa.Autor

Rinis telenovela sërish, Marcelo kërkon bashkimin me Ronaldon

Delo.autor

Leave a Comment