Futboll

Ronaldo rikthehet të jetë i frikshëm, ashtu si vitet e kaluara

​Edhe pse starti i kampionatit ishte ndër më të dobëtit për Cristiano Ronaldon që prej vitit 2009 kur ai u transferua te Real i Madridit, tashmë situata për portugezin po shkon drejt normalizimit
Momentalisht, pesë herë fitues i Topit të Artë ka mundur të shënojë 16 gola në La Liga, tre më pak se sezoni i kaluar në këtë periudhë të kampionatit, por nëse do të bëhej një llogaritje në të gjitha kompeticionet ku sulmuesi është shfaqur protagonist, shifrat rriten.

Në sezonin 2016-2017 statistikat flasin për 27 gola në total: 19 në La Liga, 2 në Champions, 4 në Botërorin e Klubeve dhe 2 në Kupë, të gjitha këto të realizuara në 32 ndeshje, ndërkohë këtë vit CR7 në total numëron 30 finalizime në 32 ndeshje.

Bilanc pozitiv krahasuar më një vit më parë, ani pse fillimi ishte i vështirë.

Sigurisht që beteja është mes tij dhe Messit, por deri në mbërritjen e këtij momenti, ylli portugez nuk e ka humbur shkëlqimin, ai sërish është aty, i gatshëm kurdoherë për të shfaqur potencialin e tij si dhe për t’u mbyllur gojën kritikëve.

Related posts

Pochettino i mbyll derën Realit: Kane nuk ka çmim

Q.Autor

FOTO/ Muzikë dhe shfrenim, ja si e festoi Neymar ditëlindjen e 26-të

Q.Autor

E shtuna pozitive për disa nga legjionarët, minuta të plota aktivizimi në klube

Isa.Autor

Leave a Comment