Futboll

Pesë golat më të shtrenjtë në historinë e pesë ligave kryesore europiane

1. Ligue 1: Neymar (222 milionë euro) + Mbappé (180 milionë euro) = 402 milion euro. Dhe 6 gola të përbashkët.

Dy yjet e PSG-së në sezonin 2017-2018 kanë prodhuar 6 gola të përbashkët në 23 ndeshjet, që kanë përkuar në mes të të gjitha garave. Llogaritë ndërmjet “Ney” dhe Mbappé janë paqësore: ata janë ndihmuar me ntga tri raste secili.

2. La Liga: Coutinho (120 milionë euro + 40 milionë euro) + Dembele (105 milionë euro) = 265 milion euro dhe goli i përbashkët.

Ardhja e brazilianit në merkaton e dimrit nga Liverpool dhe mungesa e vazhdimësisë së ish-lojtarit të Dortmundit për shkak të lëndimeve kanë bërë që ata mezi të përkonin së bashku në formacion. Si rezultat i lidhjes së tyre, tani për tani, ka lindur vetëm një gol. Ishte goli për rezultatin 0-2 të Barçës në “La Rosaleda”. Një gol që e shërbeu Dembélé dhe e shënoi Coutinho.

3. Premier League: Pogba (105 milionë euro) + Lukaku (84.7 milionë euro) = 189.7 milion euro dhe një gol i përbashkët.

Manchester United mund të mburret se ka bërë dy blerjet më të shtrenjta në historinë e Premier League. Miqësia e Lukaku dhe Pogba jashtë fushës nuk ka dhënë pothuajse të ardhura “të gjelbërta”. Francezi dhe belgu kanë “ndërtuar” një gol në 26 ndeshje së bashku. Kjo ndodhi në fitoren ndaj CSKA Moskë, në Champions, 2-1. Goli kishte autor Lukakun.

4. Seria A
Higuain (90 milionë euro) + Dybala (40 milionë euro) = 130 milionë euro dhe 12 gola të përbashkët.
Higuain (90 milionë euro) + Bernardeschi (40 milionë euro) = 130 milionë euro dhe 4 gola të përbashkët.
Higuaín (90 milionë euro) + Douglas Costa (40 milionë euro) = 130 milionë euro dhe 2 gola të përbashkët.

Goli më i shtrenjtë në Seria A ka një aktor udhëheqës (Higuain) dhe tre “costars” (Dybala, Bernardeschi dhe Douglas Costa). “Pipita” ka shënuar 12 gola me Dybala: vetë ka 7 gola dhe 5 gola “La Joya”. Higuain dhe Bernardeski kanë “lidhur” 4 gola, të gjithë të shënuar nga ish-sulmuesi i Napolit. Argjentinasi dhe Douglas Costa, nga ana tjetër, shtojnë 2 gola të përbashkët, të dy me autor Higuain.

Bundesliga: Tolisso (41.5 milionë euro) + Vidal (37.5 milionë euro) = 79 milionë euro dhe një gol i përbashkët.

Lidhja më “atipike” e ligave kryesore. Vidal dhe Tolisso kanë luajtur 21 ndeshje së bashku dhe kanë projektuar vetëm 1 gol të përbashkët. Ai u shënua nga Tolisso, ish-lojtari i Lyon, në fitoren 3-1 të Bayern Munich ndaj Bayer Leverkusen.

Related posts

VLLAZNIA-TIRANA/ Falë gafës së portierit Zogovic, Sasraku rihap sfidën për “Bardheblutë” (VIDEO)

Delo.autor

“KATAR 2022″/ Lajm i keq nga Franca, mesfushori Laçi nuk lejohet të grumbullohet me Kombëtaren, ja shkaku…

Delo.autor

FRIKË NGA KORONAVIRUSI? Reagimi i Jurgen Klopp bën xhiron e botës!

F.autor

Leave a Comment