Futboll Seria A Sport

Fitore, humbje, barazim; Mancini i provon të gjitha me Italinë

Fitore, humbje, barazim. Tri rezultatet e mundshme për Italinë e Roberto Mancinit, i cili e mbylli me rezultatin 1-1 në Torino, në miqësoren e së hënës mbrëma kundër Holandës. Një performancë e mirë për ekipin kombëtar italian, i cili në fillim kishte gjetur rrjetën me anë të Belotti.

“E pësuam me lehtësi të madhe atë gol, por ne ishim të lodhur, sidomos pasi u reduktuam në 10 lojtarë, – theksoi Mancini, i cili nuk është ankuar vetëm për të kuqen e Criscito. – Ishte miqësore, por na duhej fitorja për renditjen mujore në FIFA, kështu që e pyeta arbitrin nëse ishte aq i sigurt për atë ndëshkim të lojtarit tonë…”

Në bilancin e një barazimi të mirë, Italia është tashmë në kërkim të fitores së dytë nën drejtimin e Mancinit. Ky i fundit vijon me analizën e tij: “Në pjesën e parë ishim shumë mirë. Djemtë janë përpjekur shumë, por u nevojitet kohë dhe eksperiencë në kësi ballafaqimesh. Së pari kemi nevojë për t’i vënë gjërat në vendin e duhur, për të rritur optimizmin për të ardhmen, veçanërisht për shkak se ngrohtësia e tifozëve po na ndihmon shumë.”

Tani, kombëtarja italiane do të qëndrojë pushim për pak muaj. Ngjarjet e ardhshme sportive nisin në shtator, me ndeshjet e para të “UEFA Nations League”. Mancini dhe të tijtë do të nisin rrugëtimin serioz kundër Polonisë dhe Portugalisë, ku do të shihet përmirësimi neto për axurrët, që janë futur në procesin e ringritjes, pasi mbetën jashtë Botërorit të Rusisë.

Related posts

NGJARJE E RËNDË NË ITALI/ Po kthehej nga ndeshja me Parmën, gjendet i vdekur tifozi i Lazios

Isa.Autor

“O kapiten, kapiteni im, pse nuk erdhe të hash mëngjes me ne”, mesazhi prekës i futbollistit për Astorin

Q.Autor

EFEKTI RONALDO/ REALI ka një PROBLEM të madh, që kërkon zgjidhje “tani ose kurrë”

Isa.Autor

Leave a Comment