Futboll La Liga

Pique: Ju tregoj çfarë mes meje dhe Pepit para se të ikte nga Barça

Guardiola, i cili me skuadrën e Manchester City-t është aktualisht 16 pikë i shkëputur në krye të Premier League-s, u largua nga Barcelona pasi fitoi tre tituj të La Liga-s, dy trofe të Champions League dhe dy të Kupës së Mbretit përpara se të merrte vendimin për t’u larguar nga ky klub në fund të prillit të vitit 2012.

Pique u ri-bashkua me klubin e fëmijërisë në vitin 2008 kur la Manchester United-in dhe fitoi tripletën në sezonin e tij të parë nën drejtimin e Guardiola-s. Ai luajti një rol të rëndësishëm atë sezon te Barça.

“Çdo gjë dukej sikur do të binte në vitin 2012. Nuk e di pse. Ndoshta unë kisha humbur frikën që më çoi në atë nivel. Por për çfarëdo arsye, unë nisja të pyesja veten. Ndërsa sezoni vijone, Pep nisi të humbasë besimin tek unë”, tha Pique në “The Players Tribunë”.

“Në tre sezonet e parë, patëm marrëdhënie fenomenale. Unë vijoj që ta vlerësoj Pep-in si trajner. Por e vërteta është, ishte një kohë ekstremist e vështirë. Ai i donte lojtarët e tij që të ishin të pasionuar pas futbollit 24 orë të ditës, dhe në këtë pikë në jetën time, unë nuk e kuptova atë. Nuk e shihja veten te kjo filozofi. Pep thjesht nuk vijoi të besonte tek unë gjithsesi, dhe momenti i vështirë ishte kur ai vendosi që unë të mos luaja ndaj Real Madridit në kampionat. Kjo më dërrmoi mua. Fillova të mendoj, a është ai? Ëndrra për të luajtur për Barcelona-n mbaroi? A është kjo mënyra se si unë duhet të largohem?

Pique beson se ndeshja gjysmëfinale e Champions League ku Barcelona barazoi ndaj Chelsea 2-2 në ndeshjen e kthimit dhe ku skuadra e tij u eliminua, ishte pika kyçe që ai nuk vijoi të drejtonte më skuadrën. Ai luajti vetëm 26 minuta pas një përplasjeje me Victor Valdes, ku Guardiola nisi ta zëvendësojë.

“U zgjova ditën tjetër, dhe nuk mund të mbaja mend asgjë nga ndeshja. Nuk mbaja mend të paktën se kush fitoi. Isha në plotësisht në tym”, tha ai. “Ndeshja përfundoi 2-2 dhe ne u eliminuam. Brenda pak ditësh, Pep njoftoi largimin e tij nga Barça. Ndjeva se një erë e re po vinte për mua më në fund, thashë se ndoshta koha ime erdhi, gjithashtu”.

“Ai sezon më bëri që vërtetë të mendohesha për karrierën dhe jetën time. Ishte një thirrje për t’u zgjuar. Kur e gjithsë skuadra po luftonte për atë, Pep nuk besonte më tek unë. Ndërsa, kur ai u kthye tek unë, u qetësova”.

“”Ndonjëherë mendoj për atë që do të kishte ndodhur nëse do të zgjohesha të nesërmen dhe do të kuptoja se kishim kaluar Chelsea-n. Isha me një dëmtim në kokë për javë të tëra, kështu që përfundimisht nuk do të kisha luajtur në finale. Ndoshta do të kishim fituar Champions League”.

“Ndoshta Pep do të kishte vendosur të qëndronte në Barcelonë, ndoshta ai kurrë nuk do të kishte rifituar besimin e tij tek unë, ndoshta unë do të isha në një klub tjetër tani, por Tito Vilanova që u afrua si trajner në sezonin e ardhshëm, më dha një shans për të rimarrë vendin tim”.

Related posts

Inter pret “ok” nga Barça për Rafinhan, pëlqehet edhe Schurle

Q.Autor

E PABESUSHME/ VLLAZNISË i “vjedhin” fitoren, BESËLIDHJA bën suprizën në Shkodër

Isa.Autor

E JASHTËZAKONSHME/ Talenti SHQIPTAR i MILANIT bën hapin e MADH NË KARRIERË

Isa.Autor

Leave a Comment