Futboll Premier League

Conte flet për pasuesin e tij: Kam admirim të madh për Luis Enrique si trajner

Antonio Conte vazhdon të luajë me të ardhmen e tij si trajner i Chelsea. Pas fitores kundër West Brom (3-0), trajneri blu nuk hezitoi të lavdërojë kandidatin më të mirë, të pozicionuar për ta zëvendësuar atë në stolin e “Stamford Bridge”, Luis Enrique Martinez.

“Kemi luajtur kundër njëri-tjetrit dhe unë besoj fuqimisht se ai është një njeri i mirë. Kam një admirim të madh për Luis Enrique, ai duket një trajner fantastik”, – tha Antonio Conte.

Ish-trajneri i kombëtares së Italisë vlerësoi mbi të gjitha meritat dhe sukseset e Luis Enrique: “Ai i ka arritur objektivat e tij me Barcelonën dhe Romën, teksa ekipet e tij ishin shumë mirë të organizuar. Kam vlerësimet maksimale për të si njeri dhe trajner”.

“The Sun” ka avancuar me disa nga kushtet që ish-trajneri i Barcelonës do të kishte për të nënshkruar me Chelsea, sapo të përfundojë sezoni. Luis Enrique ka ndërmend të zbresë me tërë stafin që kishte te Barça, duke përfshirë Unzu, trajnerin aktual të Celta. Ai, gjithashtu, dëshiron të marrë Robert Moreno, Rafael Pol dhe Joaquín Valdes.

Related posts

TONALI BËHET SHEIK/ Milan ndez merkaton, futet në garë për Lukakun. “Djalli” tenton edhe Milinkovic-Savic

F.autor

MENDON PËR MERKATON E VERËS/ Atletico Madrid i fiksuar pas yllit të Lyon, ofron 30 milionë euro

Delo.autor

Tare: De Vrij do të largohet nga Lazio

Q.Autor

Leave a Comment