Futboll

Po afron loja e pankinave, disa trajnerë prestigjiozë në “ankand”…

Kënga e tingujve të merkatos së verës…; trajnerët vallëzojnë dhe disa prej pankinave të mëdha të Europës presin “qiramarrësin”. Kur melodia të mbarojë në fund të gushtit, këta trajnerë të shquar duhet ta kenë zënë një vend… Është loja e pankinave, një nga hallkat më të paqëndrueshme në botën e sportit. Në Angli do të jetë vendi, ku kjo këngë do të tingëllojë zhurmshëm.

Antonio Conte duket i larguar dhe Chelsea do të kërkojë zëvendësuesin e italianit, me qëllim të rimarrjes së prestigjit të humbur në një sezon, ku skuadra nuk ka dhënë shtat në momente të rëndësishme, as në Premier League, as në Champions.

Trajneri italian, ndërkohë, mban shenjën e mirë dhe disa skuadra, të tilla si PSG, përbëjnë një gamë të gjerë mundësish për të ardhmen e tij.

Largimin e Conte nga Premier League do ta ndjekë, përveç befasisë, edhe Arsene Wenger. Këtë herë, trajneri francez do t’u thotë lamtumirë “topçinjve” pas 22 vitesh përvojë tek Arsenali. Klubi i tij, duke tërhequr pak, tashmë është përcaktuar për trajnerin gjerman, Thomas Tuchel, ish-trajneri i Dortmundit, ndër të tjera.

Sipas mediave gjermane, Tuchel ka hedhur poshtë një ofertë nga Bayern Munich për sezonin e ardhshëm, i joshur nga mundësia për të zëvendësuar Wenger në “Emirattes”.

Shumica e trajnerëve përkatës, pa pankinë
1.Luis Enrique (klubi i fundit: Barcelona)
2.Carlo Ancelotti (klubi i fundit: Bayern Munich)
3.Thomas Tuchel (klubi i fundit: Dortmund)
4.Mauricio Pellegrino (klubi i fundit: Southampton)
5.Eduardo Berizzo (klubi i fundit: Sevilla)
6.Laurent Blanc (klubi i fundit: PSG)
7.Martin Schmidt (klubi i fundit: Wolfsburg)
8.Frank de Boer (klubi i fundit: Crystal Palace)
9.Rui Barros (klubi i fundit: Porto)
10.Peter Bosz (klubi i fundit: Dortmund)

Edhe pankina e Bayern Munich paraqitet me shenjën “jepet me qera” për sezonin e ardhshëm. Ardhja e shpejtë e Jupp Heynckes, e cila u shfaq më shumë si një favor i një miku të vjetër se sa si një projekt i vërtetë, do të përfundojë këtë verën dhe një tjetër trajner duhet kontraktuar për stolin e gjigandëve gjermanë.

Diçka e ngjashme do të ndodhë, pothuajse me siguri të plotë, në shtëpinë e rivalit më të lartë kombëtar të bavarezëve, Borussia Dortmund. Peter Stoger mbërriti si zëvendësues dhe qershori është afati i skadimit të kontratës. Meritat e tij, të provuara në terren, sugjerojnë për ndryshime verën e ardhshme.

Dy nga Gjermania, dy nga Anglia … dhe projekti ambicioz i klubit francez të PSG-së, janë pankinat më të lakmuara për momentin.

Eliminimi i parizienëve në 1/8 finale të Champions-it, me një lehtësi të madhe kundër Real Madridit, do të jetë dënimi i Unai Emery si trajner i klubit. Në Paris pretendojnë rezultate në garën më të lartë europiane dhe koha e trajnerit spanjoll duket se është shterruar.

Nga ana tjetër, në listën e pritjes, një listë pagese e lartë e trajnerëve prestigjozë, që kërkojnë një destinacion të ri, janë emra të tillë si Ancelotti, Luis Enrique, Thomas Tuchel dhe, madje, Unai Emery, apo Antonio Conte.

Të gjithë po përgatiten për një verë të drejtuar nga kënga emocionuese e pankinave. Shumë prej tyre tashmë përgatisin valixhet për të dalë në “shesh të mejdanit”. Futbolli tingëllon më mirë me ta në fushat e blerta…

Related posts

“NA ÇAVE TR*PIN, NUK DËGJON KURRË”/ Ja shkaqet e sherrit tek Partizani mes Lerdas dhe ndihmësit të tij

Delo.autor

“QËLLIMI YNË ËSHTË QË T’I AFROHEMI…”/ Brdariç: Deklaratat e Ilir Dajës? Justifikim i ulët

Delo.autor

SFIDA NDAJ “DARDANËVE” PËR KATAR 2022/ I përhumbur në telefon, bomberi Ibrahimovic zbarkon në Kosovë

Delo.autor

Leave a Comment