Futboll

Portugalia e Ronaldos, sfidon Holandën e rinovuar

Në orën 20:30, në stadiumin e Gjenevës në Zvicër do të zhvillohet miqësorja e luskit mes Portugalisë dhe Holandës, që do të transmetohet drejtpërdrejt edhe nga Supersport.

Një përballje që pritet me shumë interes, pas provës së parë që patën dy emrat e mëdhenj të futbollit europian respektivisht ndaj Egjiptit dhe Anglisë.

“Luzitanët” arritën të përmbysnin 2-1 “Faraonët” në kohën shtesë falë dygolëshit të Cristiano Ronaldos, ndërsa “Tulipanët”, me shumë emra të rinj në formacion në debutimin e Koeman, edhe pse zhvilluan një ndeshje të mirë u mposhtën 1-0 nga Anglia me gol të Lingard.

Portugalia dhe Holanda janë përplasur në 12 raste, ku rezultatet janë ndjeshëm në favor të iberikëve, që kanë fituar 7, humbur 1 dhe barazua 4 takime. Holanda aktualisht renditet në vendin e 21-të në renditjen e FIFA-s, plot 18 pozicione poshtë Portugalisë.

“Tulipanët” duhet të kenë kujdes të veçantë për Cristiano Ronaldon, që realizuar katër gola në katër takimet e fundit ndaj tyre.

Related posts

DUHET TË STËRVITET AKOMA/ Shikoni çfarë ka bërë Malcom së fundmi tek Zenit (VIDEO)

Delo.autor

16-VJEÇ E 6 MUAJ/ Kush është futbollisti me moshën më të re që u aktivizua këtë sezon në Superiore

Delo.autor

ZYRTARE/ Futbollisti shqiptar ndermerr hapin e madh, largohet nga Europa për të vazhduar…

Delo.autor

Leave a Comment