Futboll

Projektohet shkëmbimi i bujshëm Pogba-Verratti…

Një shkëmbim i bujshëm mund të bëhet mes Paul Pogba të Manchester United dhe Marco Verratti të Paris SG gjatë merkatos së verës së ardhshme, sipas asaj që bën të ditur “The Indipendent”.

Ndërmjetës të ndryshëm kanë nisur bisedimet për të bërë këtë shkëmbim mesfushorësh, duke parë se marrëdhëniet e Pogba me trajnerin Mourinho janë përkeqësuar, ndërsa Verratti ka kërkuar të largohet nga “Parc des Princes”. Të dy futbollistët kanë si menaxher Mino Raiola dhe kjo mund ta lejojë shkëmbimin e bujshëm.

Image result for paul pogba

Duket se e ardhmja e Pogba te Manchester United është vënë në dyshim serioz pasi Jose Mourinho po e përdor gjithnjë e më pak 24-vjeçarin dhe PSG është një nga klubet e interesuara për të marrë shërbimet e tij.

Për të ulur koston e këtij transferimi, parisientët do të ishin gati të pranonin shkëmbimin me 25-vjeçarin Verratti që duket se ka vendosur të mbyllë karrierën poshtë Kullës Eiffel pasi ka luajtur 234 ndeshje me ekipin e Ligue 1, që nga viti 2012.

Related posts

PLAS TEK BARCELONA/ Rakitic injoron MESSIN: Ky është lojtari më i mirë në botë

Isa.Autor

ZYRTARIZOHET AXHENDA E SERIE A/ Ja datat e sezonit të ri futbollistik 2019-2020

Delo.autor

PLAS TEK REALI I MADRIDIT/ Sergio Ramos përplaset me Lopeteguin për një blerje

Isa.Autor

Leave a Comment