Futboll

PSG-së i grumbullohen problemet, UEFA nis procedurat kundër saj

Problemet janë duke iu mbledhur Paris Saint-Germainit, me UEFA-n që është e gatshme ta ndëshkojë për Fair Play financiar dhe sjellje aspak të hijshme të tifozëve ultras në stadium.
E gjitha ndodhi gjatë humbjes së tyre me rezultat të përgjithshëm 5-2 pas dy ndeshjeve në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Dosja për sjelljen e tifozëve të gjigantit francez është duke u punuar dhe, në ditët e ardhshme, ndëshkimi do të vijë në lidhje me gjithçka që ndodhi në ndeshjen e kthimit në “Parc des Princes”.

PSG do të ndëshkohet në veçanti për organizim të dobët të ndeshjes dhe për shkak se tifozët e saj hodhën raketa ndriçuese, përdorën laserë dhe i bllokuan trotuaret.

Related posts

Akuzuan arbirtimin për humbjen në Europa League, starton “ora e hakmarrjes” për Dritën

Isa.Autor

E BUJSHME/ Tronditet Skënderbeu, zyrtarizohet nga UEFA që dënimi për trukime nuk i mbaron (FOTO)

F.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Jose Mourinho në stolin e Brazilit, nëse…

Delo.autor

Leave a Comment