Futboll

PSG vazhdon serinë e fitoreve në Ligë 1, mposht edhe Nicën

Paris Saint-Germain e ka mposhtur Nice në udhëtim duke e regjistruar kështu fitoren e nëntë më radhë në Ligë 1 të Francës të dielën pasdite.

Nice e befasoi liderin e Ligë 1 duke i shënuar gol qysh në minutën e 17-të të ndeshjes në “Allianz Riveira”, raporton Express.

Megjithatë, mysafirët reaguan shpejt dhe vetëm katër minuta më vonë e barazuan rezultatin me anë të Angel Di Marias.

PSG e vazhdoi dominimin në këtë ndeshje gjatë gjithë kohës, por golin e fitores e gjeti vetëm në minutën e 82-të, kur Dani Alves realizoi pasi u shërbye nga Rabiot.

PSG tani ka plot 83 pikë në vendin e parë, 17 më shumë se ndjekësi i parë Monaco.

Në anën tjetër, Nice e Mario Balotellit mbetet në vendin e tetë me 42 pikë.

Related posts

PAS TRYEZËS SË PËRBASHKËT “FSHF”-QEVERI/ Duka zbulon: Ne kemi edhe sot klube të privatizuara në…

Delo.autor

BARCELONA BËN SURPRIZËN/ Kampioni i botës pranë transferimit te “Katalanasit”

Delo.autor

Nis gara për golashënuesin në Champions/ MESSI bën “ligjin” që në ndeshjen e parë

Isa.Autor

Leave a Comment