Futboll Sport

NUK “FSHIHET” MË/ Allegri e pranon: Juventusi synon të fitojë gjithçka në sezonin e ri

Juventusi i Massimiliano Allegrit e nis sezonin e ri të Seria në Chievo. Pritshmëritë për Cristiano Ronaldon janë të mëdha, megjithatë trajneri toskan kërkon t’i shohë gjërat me ftohtësi dhe pragmatizëm.  Duke folur në një konferencë për shtyp, Allegri ka shpjeguar zgjidhjen konsensuale me Marchisio, sot në mëngjes: “Është një vendim i marrë në marrëveshje me të. E falënderoj për atë që ka bërë në këto katër vite me mua trajner. Ai është një lojtar i madh, njeri profesional, një shembull për të gjithë”.

Pastaj, trajneri bardhezi ndalet në debutimin e Ronaldos: “Nuk i kam dhënë këshilla specifike, është normale të jetë i intriguar, duke parë se si është liga italiane, si luajnë ekipet. Unë mund të them vetëm se aksionet e Seria A kanë pësuar një rritje interesante. Ne blemë Ronaldon, lojtarin më të mirë në botë. Ka mbërritur edhe Emre Can, Cancelo, Spinazzola, Bonucci është rikthyer.

E them pa frikë se Juventusi është përmirësuar, ashtu si edhe ekipet e tjera. Shihni Interin, Milanin, Romën. Napoli ka mbetur i njëjti, Lazio po lufton. Ky do të jetë një sezon i vështirë. Ne duhet të lëmë mënjanë këtë periudhë “eksitimi” për ardhjen e këtyre lojtarëve të mëdhenj. Ne do të luajmë të shtunën, ditën e zisë kombëtare, sepse atëherë vendosën. Ngushëllime, me këtë rast, atyre që e kanë vuajtur këtë tragjedi”.

Objektivat e sezonit të ri janë të rëndësishëm, por trajneri Allegri duhet të mbajë gjithmonë vëmendjen të lartë: “Këtë vit duam të fitojmë gjithçka, megjithatë kemi respekt të madh për kundërshtarët. Le të mbajmë një profil të ulët, të punës dhe të fitimit të lojrave, çka është e vetmja gjë që ka rëndësi në futboll. Çdo ndeshje vlen 3 pikë dhe ju duhet t’i merrni ato duke luajtur me intensitet dhe me një qasje të mirë mendore.

A është ky, viti i Ligës së Kampionëve? Që kur unë kam qenë te Juve, çdo vit, objektiv kemi pasur fitimin e të gjithë trofeve. Për momentin, qëllimi numër një në Ligën e Kampionëve është faza e grupit. T’i marrim gjërat hap pas hapi, sepse kështu ecet përpara në futboll. Mentaliteti bën diferencën për gjithçka. Nuk duhet të mendojmë se me Ronaldon vetëm do të fitojmë. Ai është një vlerë e shtuar, por do të fitojmë nëse ekipi e mbështet atë”.

Related posts

PRANË ZYRTARIZIMIT/ SAVIC në janar kalon tek ky SUPER KLUB I EUROPËS

Isa.Autor

U MUND NGA NAPOLI/ Gattuso: Ky ishte LOJTARI MË I MIRË në fushë për MILANIN

Isa.Autor

(VIDEO) Baste të çuditshme, “FederBET” hedh dritë për një tjetër skandal

Sadik.Autor

Leave a Comment