Futboll

Qaka u tremb keq, njëshi i CSM Poli Iasi jep lajmin e madh

CSM Poli Iasi mund të gëzojë, pasi për mesfushorin Kamer Qaka dëmtimi në gju nuk është serioz. I riu sa duket ka qenë i trembur pas ndeshjes, teksa pat deklaruar: “Ndiej dhimbje dhe mendoj se mund të mungoj gjatë. Do të kontrollohem kur të mbërrij në klub për të parë sa gjatë do të më duhet të qëndroj jashtë”. Gjithsesi është presidenti i skuadrës rumune, Adrian Ambrosie, ai që ka folur në mediet e vendit të tij dhe ka bërë të ditur gjendjen e Qakës.

“Qaka mori një goditje në gju në gjysmën e parë të ndeshjes me Norvegjinë dhe në fund të pjesës së parë u zëvendësua. Shumë keq, sepse ishte duke përjetuar një moment të mirë. Kam biseduar me të në telefon, ka bërë një MRI menjëherë pas lojës dhe lajmi është shumë i mirë, domethënë lëndimi nuk është serioz. Ai do të mbërrijë në Iasi dhe të shohë se si ndihet. Për fat të keq, prania e tij u vu në dyshim për ndeshjen me FCSB”, ka thënë Ambrosie.

Flavius Stoican, trajneri i CSM Poli Iasi do të jetë ai që do të marrë vendimin përfundimtar për aktivizimin e mesfushorit. 22-vjeçari është një nga pikat më të forta të skuadrës së tij dhe normalisht që stafi teknik do dëshironte ta kishte në fushën e blertë. Gjithsesi do të shihet sërish gjendja e Qakës për të luajtur që në ndeshjen kundër FCSB. Me rëndësi është fakti që futbollisti i Shqipërisë nuk ka diçka serioze dhe nuk do të qëndrojë gjatë jashtë fushave të blerta.

Qaka është kthyer në një personazh dhe ofertat për të janë të shumta, jo vetëm nga Rumania, por edhe nga jashtë vendit, teksa ka pasur oferta nga Danimarka, Portugalia e Rusia. Presidenti Ambrosie e ka bërë të ditur prej kohësh që kush e do mesfushorin duhet të paguajë 1 milionë euro. Deri më tani i është ofruar gjysma nga Braga, por rumunët nuk kanë hequr dorë nga shërbimet e tij. Tanimë që ai po luan edhe me Shqipërinë shanset për t’u transferuar me një shifër të kënaqshme janë të mëdha.

Related posts

JA ÇFARË NDODHI ME HIMNIN/ Mavraj: S’e shikoj humbje dramatike

F.autor

LËSHON NJË DEKLARATË TË FORTË/ Pique: Po të isha president, disa maskarenj do t’i kapja me shkelma

Delo.autor

TRONDITET SPORTI/ Një SMARTPHONE i merr jetën LUFTËTARES ruse (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment