Futboll

Reagimet pas shortit të “Champions League” dhe detaje interesante të përballjeve

Menjëherë pas shortit të “Champions League” të hedhur në orën 12:00 në Nyon të Zvicrës kanë ardhur edhe reagimet e para.

Paolo Menicucci, gazetar i Juventusit: “Kush është ekipi i vetëm që ka mundur për herë të fundit Real Madrid në një përballje dy-takimeshe? Juventus në sezonin 2014-2015. Allegri vlerëson Real Madridin si favoritët kryesor për t’i shkuar deri në fund kompeticionit por presim një përballje të vështirë.”

Portieri i Bayern Mynchen, Sven Ultreich: “Nuk ka vend për festë, por është një përballje që mund ta fitojmë. Sevillia është përceptuar si kundërshtari më i thjeshtë nga të mundshmit në short.”

Barcelona kujton me një foto një vizitë në Romë, në vitin 20009. Katalanasit në fund të atij sezoni fitonin “Champions League” kundër Manchester United në “Stadoi Olimpico”.

Francesco Totti, drejtor i Romës: “E dimë që do ndesheshim me një klub të madh, kushdo mund të ishte. Por ne jemi të bindur se do të prezantojmë ngjyrat tona më së miri.”

Kyle Walker, mbrojtësi i Manchester City-t: “Liverpool? Ok, le t’i mundim.”

Në përditësim …

Shorti

Barcelona – Roma

Sevillia – Bayern Mynchen

Juventus – Real Madrid

Liverpool – Manchester City

Related posts

PSG “TOKET” TEK BARCELONA PËR DY LOJTARË/ Vetëm njëri prej tyre mund të transferohet në Paris

F.autor

Buffon rrëfen pengun më të madh të karrierës së tij

Delo.autor

E RRALLË/ SCOLARI bën prezantimin e tretë te skuadra braziliane (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment