Futboll Seria A Sport

LUKAKU E ZHVESH NGA 9-TA/ Gati t’ia rikthej Mauro Ikardit numrin klubi gjigant i Serie A…

Në fillim u zhvesh nga garancia e rolit të titullarit, më pas nga hierarkia në dhomat e zhveshjes dhe si rrjedhojë edhe nga spaletat e kapitenit të skuadrës, por dje kupa u mbush. Fakti që Mauro Ikardit i zhveshën edhe numrin që e ka karakterizuar nga momenti i parë që zbarkoi tek Interi, kjo ishte vërtet e tepërt.

Një tjetër shuplakë nga ana e drejtuesit zikaltër, e cila sigurisht që mund t’i ketë dhembur më shumë sesa dy lëvizjet e para, të cilat erdhën edhe si rrjedhojë e divergjencave financiare për çështjen e rinovimit, që lindën mes presidencës dhe bashkëshortesmenaxhere, Vanda Nara.

Shkurt dhe qartë, Mauro Ikardi, tani më shumë se çdo herë tjetër, është i detyruar që të largohet, pasi një ofendim të tillë ndoshta nuk e kishte menduar, por për disa raste specifike edhe nuk e meritonte. Por tashmë gota është thyer dhe asgjë nuk duket se mund ta ngjisë më. Interi çdo ditë bën lëvizje të qarta që nënvizojnë ngricën totale që ekziston dhe do të ekzistojë edhe në të ardhmen mes palëve, nëse argjentinasi mendon të qëndrojë qoftë edhe me forcë në Milano. Prandaj, zgjidhja më e mirë për futbollistin është që të ndryshojë ambient.

mauro ikardi

9-TA NË TORINO

Skuadra që mund t’ia rikthejë numrin që iu hoq me forcë është Juventusi. Diçka e tillë dihet prej kohësh, duke qenë se për një transferim të Ikardit në Torino përflitet prej shumë kohësh, madje tashmë është bërë edhe disi e mërzitshme, por ende asgjë serioze nuk duket se po lëviz. Gjithsesi, merkato është ende e gjatë dhe Juventusi vazhdon të punojë për të larguar të paktën dy lojtarë mes tre sulmuesve, Gonzalo Higuainit, Mario Manxukiçit dhe Paulo Dibalës. Në rastin e këtij të fundit, “TuttoSport” nënvizon se në selinë e bardhezinjve janë zotuar që Dibala mund t’i shitet kujtdo, por kurrsesi Interit, përndryshe janë gati që ta mbajnë në Torino deri në përfundim të kontratës.

Ikardi

Qëndrimi i Juves është i qartë për Paulon, por duket shumë i qartë edhe për një blerje të Ikardit, sepse edhe fakti që numri 9, i cili i përkiste Higuainit, iu ndalua, me “Pipitan” që kaloi te 21-shi, është një lëvizje që tregon se ndoshta 9-ta i është premtuar ish-kapitenit të Interit. Pa dyshim që kjo do të ishte një ndër ato lëvizje bombastike, ndër ato transferime që do të mbeteshin në historinë e urrejtjes sportive që ekziston mes Juves dhe Interit, por që sigurisht, me ngjarjet e fundit të ndodhura në Torino, mund të bëhet shumë shpejt realitet.

Ndoshta, tani më shumë se kurrë do të jetë vetë “Maurito” ai që do të kërkojë të gjejë një marrëveshje me kampionët e Italisë, sepse nga dita e djeshme, nuk është tronditur vetëm krenaria e lojtarit, por rrezikojnë të tronditen edhe themelet e kasafortës së tij ku grumbullon paratë. Arsyeja lidhet me disa sponsorë që kanë nisur të irritohen pas heqjes së numrit 9 që i kanë bërë Ikardit dhe nuk duken gati për të rinovuar kontratën me lojtarin.

Related posts

Hysaj, gati për kontratë të re me pagë më të lartë me Napolin

Sadik.Autor

Barcelona nuk është e interesuar për Fekirin

Q.Autor

DERBI KRYEQYTETAS/ Çinari ndëshkon “bardheblutë”, pranë titullit kampion (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment