Futboll

Real Madrid është një fabrikë trajnerësh për futbollin kinez

Transferimi i Bernd Schuster te Dailan Yifang ka qenë i gjashti për një ish-trajner të Real Madrid në kampionatin kinez në vitet e fundit. Në gjysmë e 12 trajnerëve të fundit të “Los Blancos” kanë nënshkruar për skuadra të kategorisë së parë ose të dytë të futbollit kinez, pa harruar edhe kombëtaren. Nëse shtojmë Radomir Antic, i cili ka drejtuar madrilenët në sezonin 1991/92, numri i këtyre trajnerëve shkon në 7. Sipas Shi Xueqing, drejtori sportiv i skuadrës së re të Schuster, arsyeja e këtyre transferimeve lidhet me popullaritetin e madh që ka Real Madrid në Kinë.

“Ne zgjodhëm Schuster sepse ai ka qenë trajneri i Real Madrid në sezonin 2007/08 dhe e ka udhëhequr ekipin drejt fitores së kampionatit dhe Superkupës së Spanjës”, ka thënë ai. “Ai është një trajner me shumë eksperiencë dhe me një aftësi për të bashkuar ekipin”. Ndërkohë, nga tetë trajnerët që kanë drejtuar Real mes 2004-ës dhe 2010-ës, vetëm Mariano Garcia Remon dhe Juande Ramos nuk janë transferuar në Azi. Kjo është lista e ish-trajnerëve të Real, në rend kronologjik, që kanë ndërmarrë një karrierë në Kinë.


Jose Antonio Camacho: kombëtarja e Kinës (13 gusht, 2011)

Pas një periudhe 22-ditore pa bërë as debutimin e tij në stol, Camacho u kthye në Madrid në 2004-ën, por dha dorëheqjen në shtator.

Radomir Antic: Shandong Luneng (25 dhjetor, 2012) dhe Hebei Zhongji (27 janar, 2015)
Pas sezonit të shkëlqyer në drejtim të Zaragoza-s, ai u bë trajneri i Real Madrid në marsin e 1991-it. Ai ka arritur ta menaxhojë shumë mirë krizën ku ishte futur ekipi, por është shkarkuar në sezonin pasues, pavarësisht se Real kryesonte kampionatin me një avantazh prej shtatë pikësh nga vendi i dytë. Antic vazhdoi të punonte në Spanjë dhe, pas eksperiencave te Real Oviedo, Atletico Madrid, Barcelona dhe Celta Vigo, atij i është dhënë një mundësi për të punuar për Shandong Luneng. Ai është zëvendësuar në sezonin pasues nga brazilianin Cuca dhe një vit më vonë ka nënshkruar me Hebei Zhongji, që aktualisht quhet Hebei China Fortune. Serbi nuk arriti ta ngjiste skuadrën në kategorinë e parë dhe është shkarkuar.

Vanderlei Luxemburgo: Tianjin Quanjian (23 shtator, 2015)
Ai ka marrë vendin e Mariano Garcia Remon në dhjetorin e 2004-ës dhe i ka dhënë një freski që i mungonte madrilenëve, gjë kjo që e ka ndihmuar ta mbajë vendin edhe për sezonin pasues. Por, për shkak të paraqitjeve të këqija të ekipit, ai është shkarkuar pas një viti në drejtim të ekipi dhe vendosi të kthehej në atdhe. Pasi drejtori shtatë skuadra të ndryshme në Brazil, ai u transferuar te Tianjin Quanjian, por pas shtatë ndeshjesh radhazi pa fitore kanë bërë që ai të zëvendësohej nga Fabio Cannavaro.

Manuel Pellegrini: Hebei China Fortune (27 gusht, 2016)
Kiliani ka drejtuar Real Madrid në vitin e parë të mandatit të dytë të Florentino Perez is president. Një eliminim në Kupën e Mbretit kundër Alcorcon dhe një eliminim i parakohshëm në Champions League kundër Lyon kanë sjellë shkarkimin e tij. Pas aventurave me Malaga-n dhe Manchester City-in, pelegrini është transferuar në Kinë, në drejtim të Hebei China Fortune.

Juan Ramon Lopez Caro: Dalian Yifang (29 nëntor, 2016)
Lopez Caro ka marrë vendin e Luxemburgo-s në dhjetorin e 2005-ës dhe ka qëndruar në drejtim të Real Madrid deri në fundin e atij sezoni. Ekspeirencat me Levante, Celta Vigo dhe kombëtaren Under 21 të Spanjës janë pasuar nga disa aventura në Rumani, Arabi Saudite dhe Oman. Lëvizja e tij e radhës ka qenë në Kinë, ku ka marrë drejtimin e Dailan Yifang, skuadër të cilën e ka ndihmuar të ngjitet në kategorinë e parë para se të largohej për disa mosmarrëveshje me drejtuesit e klubit.

Fabio Capello: Jiangsu Suning (11 qershor, 2017)

Pasi fitoi La Liga-n në 1997-ën me Real Madrid, Capello u kthye te “Los Blancos” në 2006-ën për të fituar një tjetër kampionat. Marrëdhënia e tij me yjet e skuadrës ka çuar te largimi i tij dhe, pasi ka drejtuar kombëtaret e Anglisë dhe Rusisë, ai ka pranuar ofertën e Jiangsu Suning. 71-vjeçari është akoma në drejtim të klubit.

Bernd Schuster: Dalian Yifang (19 mars, 2018)
Një eliminim i Barcelona-s në Kupën e Mbretit nga Getafe e Schuster e ka ndihmuar gjermanin të shkojë në Valdebebas. Edhe pse ai arriti të fitonte kampionatit, në sezonin pasues është shkakuar një javë para “El Clasico”-s që do të luhej në “Camp Nou”. Pasi drejtoi Besiktas-in dhe Malaga-n, ai u shkëput për katër vite nga futbolli, për t’u kthyer në drejtim të Dalian Yifang.

Alberto Toril: Ekipi i dytë i Guangzhou Evergrande (2 mars, 2018)
Pasi mori drejtimin e ekipit të dytë të Real Madrid në 2011-ën, ai e drejtoi ekipin në 19 ndeshje të njëpasnjëshme pa pësuar humbje dhe ka fituar kampionatin sezonin pasues. Toril u largua nga klubi në fund të sezonit 2012/13 dhe, pas një eksperience në drejtim të Elche në sezonin 2016/17, vendosi të provonte fatin e tij në Kinë si trajneri i ekipit të dytë të Guangzhou Evergrande.

Related posts

Aventura europiane vazhdon, ja kundërshtari i Kukësit në Ligën e Europës

Isa.Autor

Harry Kane: Duam ta mbarojmë këtë punë që kemi nisur

Isa.Autor

SUPER GOLI NË KAMPIONATIN NORVEGJEZ/ Mesfushori shqiptar rikthen skuadrën te fitorja pas… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment