Futboll La Liga

Real Madrid heq dorë nga De Gea, por kërkon dy “yje” të tjerë nga Manchester United

Ka disa lajme të mira për Manchester United, teksa presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, nuk e konsideron më si prioritet blerjen e portierit David de Gea nga “djajtë”.

Por ka edhe lajme të këqija, pasi “Los Blancos” e kanë kthyer vëmendjen te Paul Pogba dhe Marcus Rashford, sipas asaj që shkruan “Don Balon”. Faqja e internetit në Spanjë shkruan se Perez ka zgjedhur portierin e Milan, Gianluigi Donnarumma si titullarin për sezonin e ardhshëm dhe nuk është gati të shpenzojë për De Gea, që dy vjet më parë ishin shumë pranë shkëmbimit me Navas, por transferimi dështoi për çështje burokratike.

Image result for david de gea

Në këto kushte, duke qenë se është vendosur largimi i Gareth Bale nga Real, atëherë në vend të tij mund të vijë Marcus Rashford, pikërisht duke u përfshirë në bisedimet për kalimin e uellsianit në “Old Trafford”.

Rashford do të ishte dakord me transferimin në “Bernabeu”, por mbetet për t’u parë vullneti i Jose Mourinho, që vazhdimisht i ka thurur lavde talentit anglez. Krejtësisht ndryshe është situata e Pogba, i cili nuk është më i lumtur në Manchester dhe do të pranonte kalimin nën urdhrat e bashkatdhetarit Zinedine Zidane, i cili ka nevojë për një mesfushor qendre duke qenë se Luka Modric ka menduar largimin.

Related posts

REAL MADRID PA MERKATO/ Zidane kthen “të pabindurin” në ekip

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË GJERMANI/ Juventus futet në garë për yllin e Bundesligas…

Delo.autor

PAS TRIUMFIT NDAJ SASSUOLOS/ Gattuso zbulon emrin e parë për merkaton, ja dëshira e trajnerit

Delo.autor

Leave a Comment