Futboll

Real Madrid mirëpret ofertën €50mln për të larguar Benzema

Te Real Madrid prej 9 sezonesh, Karim Benzema mund të jetë duke përjetuar momentet e tij të fundit. Në verë, klubi Merengue mund të pranojë të lërë të lirë sulmuesin francez. Ndërkohë që përgatitet për një revolucion në kontigjent, “Los Blancos”, pritet të shfaqë një fytyrë të re në repartin e sulmit, pas pak muajsh.

Në këtë kuadër, për të tunduar Neymar të afrohet te Real Madrid, presidenti Florentino Perez, do të duhet të nisë grumbullimin e fondeve dhe çeljen e vendit, përmes largimit të disa elementëve që do të gjeneronin të ardhura të konsiderueshme.

Sipas asaj që raporton “Sport”, Karim Benzema mund të jetë i pari në listën e të larguarve. I kritikuar nga tifozët e Madrid, francezi mund të shtyhet drejt derës së daljes, menjëherë me çeljen e merkatos së verës.

Këtë të hënë “Sport” sjell disa detaje mbi të ardhmen e Karim Benzema. Kështu, media iberike sqaron se shitja e Benzema mund të jetë në axhendë gjatë merkatos së verës së ardhshme. Dhe, një ofertë prej 50 milionë euro mund të bindë presidentin Florentino Perez që të lërë të lirë francezin Benzema, vetëm nëse nuk i ofrohet PSG-së si pjesë e marrëveshjes për të transferuar Neymar te Real Madrid.

Related posts

ANALIZA/ Nga drejtuesit te stafi dhe lojtarët. Kriza e Partizanit kujt i bie “barra”

Delo.autor

Reali e ka zgjedhur sulmuesin, është Robert Lewandowski

Sadik.Autor

“SHKËMBIMI I MADH I MERGATOS”/ Milan dhe Juventus, një tjetër marrëveshje e bujshme

F.autor

Leave a Comment