Futboll Kategoria Superiore Sport

10 DITË ME KRAH TË FASHUAR/ Dëmtohet në shpatull Albi Doka, ja çfarë rrezikon… (FOTO)

Albi Doka do të hum basë nisjen e fazës përgatitore. Lojtari i Tiranës katër ditë para nisjes së përgatitjeve për sezonin e ri pëson një dëmtim në shpatull që i komplikon jo pak startin e përgatitjeve për sezonin e ri. Ka qenë Eni Imami ai që ka zbuluar dëmtimin e Albi Dokës me një postim në “Instagram” gjatë ditës së djeshme. Dy lojtarët dhe një miku i tyre kanë qenë në pishina dhe kanë bërë një foto së bashku, ku Doka mbante krahun dhe shpatullën të fiksuar.

doka

DËMTIMI – Ka qenë një rrëzim fatkeq ai që ka dëmtuar lojtarin e Tiranës. Mbrojtësi i djathtë para disa ditësh ka luajtur futboll me miqtë e tij për të mbajtur veten në formë, por është rrëzuar dhe është dëmtuar në shpatull. Menjëherë ai është konsultuar me një mjek. Prognoza është stresim i ligamenteve të shpatullës. Mjeku i ka lënë porosi futbollistit që të qëndrojë dhjetë ditë me kraharoren dhe të mos lëvizë as krahun e shpatullën dhe gjithçka do të jetë normale. Mësohet se lojtari mund të nisë stërvitjen nga fundit i javës së ardhshme, para se ekipi të transferohet në Ohër.

albi doka

NJOFTIMI – Edhe drejtuesit e klubit dhe trajneri Ardian Mema janë njoftuar për dëmtimin e Dokës. Trajneri Mema e ka takuar personalisht mbrojtësin. Kujtojmë që Doka ka qenë një nga titullarët e këtij sezoni në krahun e djathtë. Futbollisti kishte kohë që nuk dëmtohej, që prej problemit në kofshë janarin e 2018-ës.

STATISTIKAT – Futbollisti 22-vjeçar këtë sezon ka luajtur 37 ndeshje, 26 prej të cilave si titullar në kampionat dhe katër në Kupën e Shqipërisë. Është aktivizuar rreth 2700 minuta mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, duke qenë një nga titullarët e ekipit. Ai është një nga lojtarët që gjithmonë ka qenë në merkato, por nuk ka mundur të kalojë në një skuadër tjetër jashtë Shqipërisë, edhe pse në merkaton e kaluar Tirana kishte në tavolinë disa oferta.

Related posts

“VESI VDES ME TRUPIN”/ HAJDUTI vjedh fanellën e vendosur në nder të pronarit të vdekur të Leicester (VIDEO)

Isa.Autor

TRANSFERIMI TEK PSG/ 20 mijë euro në muaj, zbulohet lëvizja e fundit e Messi-t

Delo.autor

“ZHVILLUAM NJË NDESHJE SHUMË TË MIRË”/ Mesfushori Kallaku: Parabola e Brojës duhet të ishte shënuar

Delo.autor

Leave a Comment