Futboll

Real përballë Juventus në çerekfinale, pengu i Zidane: Do të preferoja…

Shorti i hedhur dje në Nyon përcaktoi sfidat që do të luhen për çerekfinalet e Champions League dhe mesa duket fati nuk është me italianët: Juventusi dhe Roma do të përballen respektivisht me Real Madridin dhe Barcelonën. Kjo do të thotë që në ndeshjet e ardhshme të Champions League do të kemi një përballje Itali-Spanjë.


Trajneri i Los Blancos Zinedine Zidane, pranoi se donte të shmangte bardhezinjtë: “Juventus? E shoh atë të fortë, ashtu si vitin e kaluar. Është një ekip kompetitiv dhe do të jetë e vështirë për ne. Është e vërtetë që shanset janë 50%, por duhet të presim se si do të shkojë ndeshja e parë. Juventusi ka qenë një ekip i rëndësishëm gjatë karrierës time. Kisha dëshirë të shmangja përballjen me Juventusin, por shorti vendosi kështu. Do përqendrohem tek ndeshjet dhe do të lë mënjanë emocionet dhe gjithçka tjetër që më lidh me atë ekip “, kështu deklaroi tekniku francez për Mundo Deportivo.

Related posts

LEGJIONARËT/ Shtyhet debutimi i MAVRAJT me Arisin, BASHA vijon titullar

Isa.Autor

INSIGNE FLIRTON ME MILAN-IN/ Eksperti i merkatos tregon prapaskenat: “Kuqezinjtë” i kanë vënë sytë lojtarit pasi është…

Delo.autor

Kur është shorti i Ligës së Kampionëve dhe cili do jenë skudrat gjysëmfinaliste

Sadik.Autor

Leave a Comment