Futboll

Reali e ka zgjedhur sulmuesin, është Robert Lewandowski

Reali i Madridit ka zgjedhur Robert Lewandowskin. Sipas të përditshmes spanjolle “AS” te klubi “merengues” nuk kanë më asnjë dyshim për qendërsulmuesin që do të blejnë gjatë merkatos së verës. Është arritur marrëveshja në parim mes menaxherit të lojtarit, Zahavi, dhe gjigantëve spanjollë.

Tashmë ka mbetur të mësohet vetëm fjala e fundit e Bayernit. Pavarësisht moshës 30-vjeçare, drejtuesit bavarezë kërkojnë 100 milionë euro për kartonin e polakut, ndërsa spanjollët janë gati të heqin dorë nga shuma 42 milionë që kampionët e Bundesligës duhet të paguajnë për kartonin e James Rodriguezit në përfundim  të sezonit.

Po sipas “AS”, Reali ka zgjedhur Lewandowskin edhe për faktin se Tottenhami kërkon një shumë të ekzagjeruar për Harry Kane.

Related posts

GAFA NË MBROJTJE/ Aguero ndëshkon Arsenalin në 48 sekonda (VIDEO)

Delo.autor

LAJME TË MIRA PËR PIOLIN/ Ibra kalon dëmtimin. Ja kur kthehet në fushë

Delo.autor

“KARTONI I KUQ”/ 11 momentet e “FERRIT” për Cristiano Ronaldon

Isa.Autor

Leave a Comment