Futboll Premier League Sport

TRIUMFOJNË NDAJ ASTON VILLAS/ Ekipi i Guardiolës dhuron spektakël

Mançester Siti ka mposhtur Aston Vilën ditën e sotme me rezultatin 3-0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të në Premier Ligë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjetat e paprekura, me Sitin që kërkoi golin gjatë gjithë 45 minutave të para, por pa sukses. Megjithatë sapo nisi pjesa e dytë, Rahim Stërling i dha avantazhin skuadrës së tij, pasi shënoi në minutën e 46’, pas një pasimi të marrë nga Gabriel Zhezus.

Dominimi vazhdonte nga ekipi i Guardiolës, të cilët edhe pse ishin në avantazh përsëri kërkonin golin, të cilin e gjetën në minutën e 65’, me autor mesfushorin belg, Kevin De Brojne. Ishte Ilkai Gundogan, i cili shënoi në minutën e 70’, duke i siguruar Sitit një fitore shumë të rëndësishme.

Tashmë Siti ndodhet në vendin e dytë, me 22 pikë, 3 pikë më pak se Liverpuli, të cilët kanë edhe një ndeshje më pak, teksa do të përballen me Totenhemin ditën e nesërme.

Related posts

“JE NJË SULMUES M*TI”/ Milan “lëshon tentakulat” në Francë për portierin që ofendoi Ibra-n, ja emri…

Delo.autor

AVENTURTË LUFTE/ Tevez: E turpshme ajo që ndodhi dje, na detyronin të luanim

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Vajushi kalon provën dhe firmos në Rumani tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment