Futboll

Rekordi i “Vieja e Limës”, në stol në moshën 92-vjeçare

Maria Angelica Ramos është shumë e famshme në Peru. Kjo grua është 92 vjeçe dhe prej 49 vitesh u mëson futbollin të rinjve, dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet. Zonja Ramos ka vendosur rekordin e jetëgjatësisë në stol. E njohur në atdhe si “La Vieja (plaka) e Limës” është intervistuar nga “Corriere della Sera”, ku ka folur për misionin e saj dhe të më shumë se njëmijë fëmijëve që ka stërvitur në karrierën e saj: “Kam pasur njëmijë nxënës në karrierë dhe shpresoj të kem po kaq në të ardhmen, nëse Zoti më ndihmon do të vazhdoj deri kur ai të dojë”.

“Vieja e Limës” ka lindur në 1925-ën dhe sapo kishte kaluar të tridhjetat kur e gjithë bota zbuloi madhështinë e Pele. Edhe ajo ka mbetur e mahnitur nga “Perla e Zezë” dhe në atë moment vendosi t’ia dedikonte jetën e saj futbollit: “Dashuria ime për futbollin ka lindur me Pele, që më ka frymëzuar. Kur e kam parë të luajë për herë të parë, shumë vite më parë, vendosa se do t’i mësoja të rinjve si të luanin futboll”, ka thënë ajo.

Maria Angelica Ramos nuk ka fëmijë dhe jeton vetëm në lagjen e Los Olivos, ku u mëson falas fëmijëve të America Sporting Club të Limës: “Familja ime është skuadra. Nuk kam nevojë për një rrogë, kjo që po bëj është një mision. Stërvit në emër të Zotit, nëse ai do të dojë, do të jem e lumtur të vdes në fushë”. Lagjja ku stërvit “La Vieja” është kthyer në një institucion dhe shumë njerëz kanë shprehur mirënjohjen e tyre për Marian: “Falë saj shumë fëmijë janë hequr nga rruga, Vieja ka dhënë atyre një perspektivë, një ëndërr për të ndjekur. Është një legjendë për të gjithë”.

Maria Angelica Ramos është një simbol i futbollit në Peru. Këtë vit për herë të parë pas 36 vitesh, kombëtarja “Blanquirroja” do të luajë në Kupën e Botës. Kombëtarja e drejtuar nga Gareca ka rënë në një grup të vështirë me Francën, Danimarkën dhe Australinë. Drejtuesit e federatës mund të vendosin ta shpërblejnë punën e një jete dhe pasionin e madh të “Vieja”-s duke e ftuar atë të ndjekë një ndeshje të Perusë në Rusi.

Related posts

BËN GODITJEN E MADHE NË MERKATO/ Bayern kërkon të transferojë yllin e “Katalanasve”…

Delo.autor

SFIDA NDAJ TIRANËS NË KUPËN E SHQIPËRISË/ Trajneri Gega: Jemi gati për “bardheblutë”, e vlerësoj si një ndeshje…

Delo.autor

Mesfushori i Napoli përfundon në “radarët” e Arsenal…

Q.Autor

Leave a Comment