Futboll

Në pritje të derbit, Interi i shtrin dorën Milanit për tifozët

Milani menjëherë në atë periudhë iu tregoi tifozëve kuqezinj se çfarë duhet të bënin me atë biletë që kishin blerë për datën 4 mars. Stafi kuqezi iu komunikoi mbështetësve të tyre se me të njëjtat bileta do të hyjnë në këtë takim edhe pse data nuk ishte ende e papërcaktuar. Por, në rast se nuk donin që të ndiqnin derbin, ata mund ta rishitnin duke përdorur faqen zyrtare të klubit për të ndryshuar emrin.

Por, si një opsion i fundit, më pas, u fol për një rimbursim jo ekonomik të biletave, por si një kupon që mund ta përdornin për të blerë bileta për ndeshje të tjera në “Giuzeppe Meazza” për takimet që do të luhen deri në fund të sezonit që është në zhvillim.

Sot, megjithatë, nëpërmjet sajtit zyrtar folur Interi, i cili ka bërë bërë një deklaratë zyrtare: “Në lidhje me derbin e prapambetur që do të luhet të mërkurën e datës 4 prill në orën 18:30, FC Internazionale Milano deklaron se është në pritje të komunikimit nga ana e shoqërisë AC Milan për mundësinë e rimbursimit të tifozëve Secondo Anello Verde që dëshirojnë të bëjnë një kërkesë, pasi konsiderohet e pamundur që ata të rimbursojnë biletat e tyre për një nga pesë ndeshjet e mbetura të klubit kuqezi”.

Kështu, Interi ka kërkuar që Milani të bëjë kthimin pas të parave për këtë grup tifozësh zikaltër që nuk kanë mundësi të ndjekin derbin. Madje, nuk ka logjikë që të jenë në stadium gjatë javëve të mbetura të kampionatit për të ndjekur Milanin, sepse janë tifozë të ekipit kundërshtar.

Related posts

Guardiola “tradhëton” City-n: Më josh stoli i kombëtares së…

Sadik.Autor

KËRKON PËRFORICME/ Nuk ka rinovim për Di Maria-n, PSG vë në shënjestër dy lojtarë për ta zëvendësuar

Delo.autor

Real Madridi dorëzohet përfundimisht për Ronaldon

Sadik.Autor

Leave a Comment