Futboll

Renato Arapi: Nuk e di ku do të luaj sezonin e ardhshëm, ndoshta kthehem në Shqipëri

Renato Arapi është një ndër lojtarët që kanë luajtur për shumë vite në Kategorinë Superiore. Mbrojtësi u afrua në verën e vitit 2016 te Partizani, por u largua përsëri për shkak të një ofertë të të majme që erdhi në drejtim të tij nga ekipi turk i Bolusporit.

Arapi luan prej dy sezonesh në ligën e dytë turke me Bolusporin, ndërsa këtë sezon ky ekip pretendon ngjitjen për të ligën e parë turke. Në ndeshjen e fundit në kampionat, ai shënoi edhe një gol dhe ekipi i tij fitoi 3-1.

Ai foli në një lidhje për “Supersport” për të ardhmen e tij, ku nuk përjashtoi as një rikthim të mundshëm në Kategorinë Superiore.

Renato Arai “Jam shumë i kënaqur për golin që shënova dhe për 3 pikët që mori skuadra. Fillimin e kampionatit nuk e kishim të mirë. Me ndryshimin e trajnerit gjërat po shkojnë mirë dhe mendoj se dy ndeshjet e ardhshme janë vendimtare për zonën e play-off-it.

“Kampionatin shqiptar e ndjek, sepse jam i lidhur me të. Besoj se Skënderbeu e ka “vrarë” kampionatin. Ka diferencë, pas eksperiencës në Europë dhe kualitetit që ka në ekip. Edhe vendet për Kupat e Europës janë pak a shumë të qarta. Kukësi dhe Flamurtari luajnë për vendin e dytë.”

“Kontrata ime përfundon në fund të sezonit dhe bisedimet kanë nisur, por për asgjë nuk është rënë dakord. Të shohim, nuk e mohoj kthimin në Shqipëri. Futbolli është i tillë, ka shumë gjëra të paparashikueshme”, – tha Renato Arapi.

 

Related posts

E ARDHMJA E YLLIT “ZIKALTËR” NË UDHËKRYQ/ Barcelona frenon te Lautaro, zbulohen arsyet

Delo.autor

Formacionet e mundshme, Francë-Argjentinë/ “Gjelat” çalojnë nga e majta, Sampaoli luan pa sulmues

Isa.Autor

Flamuri Kombëtar i pranishëm në finalen e Ligës së Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment