Futboll

Reportazh special nga Elbasani, të gjitha momentet pikante para miqësores me Norvegjinë (FOTO)

18:45 Mbrojtësi Arlind Ajeti përshëndet nga tribuna familjarët që ndodhën në tribunën qendrore.

18:40 Situata e tifozëve jashtë stadiumit 20 minuata para startit.

Tifozet

 18:35 Thomas Strakosha nga minuta e parë, por ne shkallë ka një legjendë me të njëjtin mbiemër. Foto Strakosha dhe bashkëshortja janë fansat special sot për portierin 23 vjeçar. Një legjendë si spektator VIP dhe një portier që po ngjit shkallët e karrierës me Lacion por edhe si kuqezi…

Foto Strakosha

18:32 Një parullë e rrallë në një prej tribunave të “Elbasan Arenave”. “Shihemi në dasëm, a je gati” shkruhet në të. Mesa duket dikush ka bërë gati propozimin për martesë.

Shihemi ne dasmem

A je gati

18:30 Norvegjia zgjedh që në nxehmje të nxjerrë të gjithë skuadrën, jo vetën formacionin titullar.

18:25 Nuk mund të mungonte në tribunën qendrore, kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana.

Cana

18:23 Pak tifozë ne stadium, por disa prej tyre janë ultras të vërtetë. Paruke dhe pikturime në fytyrë të ngjyrave kuqezi.

Tifozi

18:11 Do të luhet në “Elbasan Arena” takimi miqësor mes Shqipërisë dhe Norvegjisë. Të dy teknikët kanë bërë publikë formacion zyrtar që do të hedhin në fushën e lojës.

kombetarja shqiperia

Trajneri Kristian Panuçi ka preferuar Naser Alijin në krahun e majtë të mbrojtjes dhe jo Ermir Lenjanin. Pjesa tjetër e formacionin është ajo që pritej.

Formacionet

18:00 Nuk mund të mungonin në tribunën e “Elbasan Arenës”, prindërit e Armando Sadikut.

Prinderit e Sadikut

17:45 Fusha e stadiumit “Elbasan Arena” është në një gjendje perfekte. Futbollistët e të dyja skuadrave kanë shkelur tapetin e blertë, ndërkohë në stadium ka nisur futja e tifozëve.

Stadiumi-2-470x353

17:30 Gjyqtarët maltezë dhe futbollistët e të dyja skuadrave mbërrijnë në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena”. Gjyqtarët janë të shoqëruar nga Plarent Kotherja.

Gjyqtarët

Related posts

E ARDHMJA E YLLIT FRANCEZ NË DILEMË/ Mino Raiola i vendos çmimin: Ja shifra që duhet të paguani nëse doni Pogba

Delo.autor

Zbulohen detaje të reja rreth transferimit të Ledian Memushajt te Bari

Q.Autor

Shumë hyrje-dalje në SUPERIORE, njihuni me 178 lëvizjet e merkatos verore

Isa.Autor

Leave a Comment