Futboll

Mundësi e shkëlqyer për norvegjezët, Strakosha mban portën e paprekur

Shqipëria do të luajë sot në orën 19:00 sfidën miqësore të programuar për muajin mars me Norvegjinë në “Elbasan Arena”. Trajneri Christian Panucci do të ketë mundësinë të testojë disa lojtarë të cilët mund t’i shërbejnë Kombëtares për sfidat e ardhshme.

Nuk mungojnë as risitë në ekipin kuqezi, ku për herë të parë janë grumbulluar Abazaj, Gavazaj dhe Kejdi Bare.

 

Shqipëri 0-0 Norvegji

Minutë pas minute

29’ Mohamed El Younussi godet nga shumë afër portës por Strakosha tregon reflekset duke shpëtuar portën nga një rast shumë i rrezikshëm

25’ El Younussi gjuan nga brenda zone, por goditja shkon shumë larg portws

23’ Shqipëria lëviz bukur në sulm me Roshin, Sadikun dhe Xhakën, por është ky i fundit që nuk kroson siç duhet në zonë. Gjithsesi duartrokitet nga Panucci

16′ Norvegjezët bëjnë 3 tentativa radhazi në zonën tonë por Mavraj dhe Ajeti largojnë rrezikun

14’ Grezda fut një top të ulët në zonë por mbrojtja norvegjeze është vigjilente duke mos e lënë të shkojë te Sadiku

10’ Strakosha bën një dalje jo shumë të sigurtë. Topi devijohet te kundërshtarët por nuk arrijnë të godasin

8’ Një tjetër moment i rrezikshëm në portën tonë. Fatmirësisht Mohamed Elyuonusi nuk arrin të kontrollojë topin

3’ Johanson shumë pranë golit. Një gabim i Ajetit në mesfushë dhe lojtari i Norvegjisë avancon duke konkretizuar me një goditje, që fatmirësisht përfundoi jashtë porte.

1′ Ka nisur ndeshja miqësore në “Elbasan Arena”

Related posts

ZYRTARE/ Largohet lojtari i parë nga Milan, ish-futbollisti “kuqezi” firmos me klubin…

Delo.autor

“DUA TË ARRIJ…”/ I qartë dhe aspak modest, Van Dijk shpall objektivin “historik” me Liverpool

Delo.autor

Tottenham turpërohet në Spanjë, ka nevojë për përforcime…

Sadik.Autor

Leave a Comment