Futboll

Robert Lewandowski largon zërat e merkatos: Mendoj vetëm për Bayern…

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka përgënjeshtruar zërat sipas të cilave ai është i vendosur t’i bashkohet skuadrës së Real Madrid. Shtypi spanjoll ka shkruar se sulmuesi polak kërkon me ngulm një transferim në “Santiago Bernabeu” dhe se menaxheri i tij po punon për lëvizjen në qershor 2018. Këto lajme u bënë edhe më të besueshme në momentin që drejtuesi i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge, kritikoi publikisht sjelljen dhe ankesat e Lewandowski karshi klubit në fillim të sezonit.

Pasi ka shënuar 23 gola në 24 javët e luajtura të kampionatit gjerman, Lewandowski kryeson renditjen e golashënuesve…

Lewandowski la më një anë zërat për të ardhmen e tij dhe me një paraqitje të shkëlqyer i dha skuadrës së Bayern kryesiminnë kampionat, duke e çuar totalin e tij në 101 gola në 123 ndeshje të luajtura me kampionët e Gjermanisë në Bundesligë. 29-vjeçari mohoi kalimin te Real Madrid dhe përgëzoi shokët për atë që bënë në fushën e lojës. “Nuk kam asgjë për të thënë. Më intereson vetëm puna ime, puna e skuadrës dhe ecuria e Bayern,” – tha ai për gazetarët.

Bayern Munich thrash Mainz 4-0 to spark their traditional Oktoberfest celebrations

Thomas Muller dhe Arjen Robben duken të rilindur për ekipin e drejtuar nga Jupp Heynckes. “Ne kemi mundësi të manovrojmë dhe të bëjmë një punë të mirë në sulm me futbollistët që kemi në ekip, – tha Lewandowski. – Në fillim të sezonit ishim qëndruam statik, por më pas, gjatë gjithë kohës liruam haprisa për njëri tjetrin dhe kjo na ndihmoi të fitonim disa ndeshje radhazi. Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë.”

Related posts

E FUNDIT/ Është zyrtare! Barcelona SHKARKON trajnerin Koeman

F.autor

Presidenti i Flamurtarit sfidon Blendi Fevziun: Me numra dhe kualitet, e them me krenari se jam…

Isa.Autor

BOTËRORI 2022/ Trajneri i Argjentinës publikon listën e grumbulluar, ftohet “Jashtëtokësori”

Delo.autor

Leave a Comment