Futboll La Liga

“Ronaldo arrogant dhe egoist? Gabohen të gjithë! Messi si Maradona, Pele e Cruyff”

Që Cristiano Ronaldo është një ndër futbollistët më të fortë në botë nuk është një risi dhe nuk çudit as fakti që konsiderohet një prej lojtarëve më arrogantë për momentin.

Por, në mbrojtje të fenomenit ka dalë ish-shoku i tij te skuadra e Real Madrid, holandezi, Rafael van der Vaart. Mesfushori holandez, përveç elozheve për CR7, ka folur me superlative edhe për cilësitë e yllit të Barcelonës, argjentinasin Leo Messi, rivalin e përjetshëm të 32-vjeçarit,duke e krahasuar me Pelè, Maradona dhe Cruyff.

Rezultate imazhesh për van der vaart ronaldo

Gjatë një interviste të dhënë për “Goal”, 35-vjeçari deklaroi: “Kam luajtur me Ronaldo… E njoh mirë personalitetin e tij. Është vërtetë një djalosh i mirë, edhe pse të gjithë mendojnë se është egoist dhe arrogant. Unë personalisht mendoj se të gjithë gabohen. Messi? Sipas meje është një prej futbollistëve më të mirë në histori. Më kujton Maradonën, Pelé dhe Cruyff. Është e pabesueshme ajo që po bën”.

Rezultate imazhesh për van der vaart messi

Van der Vaart në përfundim foli edhe për yllin dhe bomberin anglez, Harry Kane: “E njoh Harry Kane. Kur isha te Tottenham, nisi të stërvitej me ne. Nuk mendoja se do të shndërrohej në një yll. Sekreti i klubit? Duan të krijojnë një skuadër të mirë. Pochettino është një trajner fantastik, e di se çfarë dëshiron. Për shumë kanë dëshmuar se kur kalojnë një ditë të mirë, mund të mposhtin cilëndo skuadër në botë. Jam shumë i lumtur për ata, sepse njoh shumë anëtarë të stafit të Spurs”.

Related posts

Bacca refuzon Meksikën, qëndron te Villarreali

Q.Autor

VAZHDON TË JETË PA EKIP/ Mourinho “hakmerret” me “Djajtë e Kuq”: S’janë as për vendin e…

Delo.autor

ZBARDHET KORÇA/ Trajneri Daja përgatit skuadrën në dëborë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment