Formula 1

Sebastian Vettel gati për garë, ja si e ka quajtur makinën Ferrari

Pas provave të lira të zhvilluara sot në Malburn, piloti gjerman Sebastian Vettel shpresonte në një kohë më të mirë, për të qenë më pranë Mercedes, por i mbylli ato në vendin e pestë. Megjithatë, piloti gjerman u shpreh i kënaqur nga paraqitja e Ferrarit. “Si çdo të premte, kemi bërë një punë pak të merzitshme, duke u përpjekur të ndryshojmë pak balancën e makinës, pasi nuk ndjehesha komod.

Kemi ende shumë për të punuar gjatë ditës për të patur një makinë gati për provat zyrtare. Nuk shqetësohem nga vendi i pestë sot në prova, passim të gjithë shumë pranë njëri-tjetrit dhe lajmi i mirë është se mund të përmirësohemi ende”, tha  Vettel.

View image on Twitter

Piloti gjerman se do të tentojë të arrijë një rezultat më të mirë nesër gjatë provave zyrtare, pse jo të kapë edhe “pole”, ndërkohë që një vit më parë ka triumfuar në garën e zhvilluar në Australi. “Nuk e di nëse mund të arrij “pole”, është pak shpejht për të folur për këtë gjë.

Tani gjithçka nis nga e para, do të shohim se si do të shkojë edhe sesioni i tretë i provave të lira, se si do të shkojnë ndryshimet që do të bëjmë para se të japim një objektiv”, tha Vettel, që konfirmon se emri i makinës për këtë vit do të jetë Loria. “Nuk e di se si do të shkojmë këtë vit. Ndoshta shumë vajza këtë vit në Itali do të marrin këtë emër”, tha piloti gjerman Sebastian Vettel.

Related posts

I INFEKTUAR ME KORONAVIRUS/ Vendimi, një tjetër pilot britanik do të zëvendësojë Hamilton tek Mercedes

Delo.autor

PËRLOTET BOTA/ Rrëfehet Jean Todt: FOTON e tij e kam kudo në zyrë, MADJE dhe në…

Isa.Autor

FORMULA 1/ Humbi garën, por u nderua si kampion. Hamilton merr titullin prestigjoz (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment