Futboll

Ronaldo zbulon arsyen e vërtetë për stilin e famshëm të flokëve në Botërorin e 2002-s

Legjenda e Brazilit, Ronaldo, ka zbuluar se stili i tij i famshëm i flokëve në Kupën e Botës më 2002 ishte hutim i qëllimshëm për ta zhvendosur vëmendjen nga lëndimi në këmbë para se vendi i tij ta fitonte titullin e pestë.

Ronaldo mahniti në Korenë e Jugut dhe Japoni 16 vite më parë, duke shënuar dy herë në fitoren e Brazilit 2-0 ndaj Gjermanisë në finale, për t’u kurorëzuar me titullin kampion bote.

Kryevepra e Ronaldos më 2002, megjithatë, njihet më së miri për stilin e veçantë të flokëve që kishte. Tri herë fituesi i çmimit “Lojtari më i Mirë i Vitit i FIFA-s” tani ka ofruar detaje nga vendimi i tij për ta rruar kokën.

“Kisha një dëmtim në këmbë dhe të gjithë po flisnin për të”, ka thënë Ronaldo në Melbourne, ku njoftoi për “World of Football Experience” të Real Madridit – një ekspozitë që do të hapet në qershor para se të vihet në turne nëpër botë për pesë vite.

“Vendosa t’i preja flokët dhe ta lija vetëm një gjë të vogël. Erdha në stërvitje dhe të gjithë më panë me flokë keq. Të gjithë po flisnin për flokët dhe e harruan lëndimin. Kjo më bëri të rrija më i qetë dhe relaksuar dhe përqendruar në stërvitje”, shtoi ai.

Related posts

Gattuso: Kemi lindur gati! Me Donnarumën pi kafen e mëngjesit dhe… (DETAJET)

Q.Autor

E TRISHTË/ Ditë zie në futbollin shqiptar, ndahet nga jeta legjenda Ramazan Rragami

Delo.autor

Dështoi transferimi në moment të fundit, presidenti i ekipit francez ironizon keq Liverpulin

Sadik.Autor

Leave a Comment