Futboll La Liga Sport

KORONAVIRUSI NUK NDALET TEK INTERI/ Lojtari rezulton përsëri pozitiv

Koronavirusi duket se nuk ka ndërmend të largohet nga Interi, teksa Milan Shkrinjar vazhdon të jetë ende pozitiv.

Pas tamponit të bërë ditën e djeshme, është zbuluar se mbrojtësi sllovak vazhdon të ketë ende virusin në trupin e tij dhe nuk mund të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës.

Sllovaku ka plot 21 ditë në karantinë dhe virusi nuk po i largohet ende, duke krijuar një situatë aspak të mirë. Interi është kushtëzuar shumë nga virusi në këtë fillim sezoni, teksa përveç Shkrinjarit pozitiv kanë dalë edhe Jang, Bastoni, Galjardini, Radu dhe Naingolan, të cilët gjithsesi tashmë kanë dalë negativ.

Related posts

HIDHET SHORTI I SERIE A/ Java e dytë “ZJARR”, Sarri gjen përballë RIVALIN…

Delo.autor

Një ish-pornostare në bordin e ri drejtues të Ferrarit. Ja çfarë do të bëjë ajo

Sadik.Autor

SUPERSFIDA E MBRËMJES/ Formacionet e mundshme Milan-Juventus, Higuain dhe Bonucci…

Isa.Autor

Leave a Comment